Nipi vret me armë gjahu xhaxhanë në Vlorë dhe më pas veten! Autori dyshohet me probleme të shëndetit mendor! Shkak dyshohet sherri për pronën, të afërmit: Shkonin shumë mirë bashkë

VLORË- Një krim i dyfishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku nipi ka vrarë xhaxhanë dhe më pas veten.

 Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Mekat të Vlorë, e ndërsa viktimat janë identifikuar si Genci Koreta, 39 vjeç (nipi) dhe xhaxhai Jorgji Koreta, 64 vjeç. I riu, i cili paraparkisht dyshohet se vuante nga depresioni, ka qëlluar me armë gjahu xhaxhanë teksa po punonin në ullishte, e ndërsa mendohet se shkak ka qenë një konflikt për pronën.

Report Tv me gazetarin Armand Xhelili ka komunikuar me disa prej të afërmve, të cilët pyetur nëse autori ishte me probleme të shëndetit mendor, e kanë mohuar duke thënë se 39-vjeçari ishte shëndosh e mirë. Ata kanë deklaruar se autori dhe viktima shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin dhe se nuk kanë qenë në dijeni të konflikteve të mëhershme. Të afërmit shprehen se kanë mbetur të shokuar nga kjo vrasje, teksa theksojnë se nuk kanë pasur dijeni që i riu kishte armë në banesë.

Siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, ambulanca ka mbërritur për të tërhequr trupat e pajetë të nipit dhe xhaxhait, të cilët janë transportuar për në morgun e spitalit të Vlorës. Grupi hetimor ka sekuestruar edhe armën e gjahut me të cilën 39-vjeçari ekzekutoi xhaxhain dhe më pas veten. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:43
Nipi vrau xhaxhanë në Vlorë dhe më pas veten, të afërmit: Shkonin shumë mirë bashkë! Dëgjuam ulërimën e së ëmës dhe erdhëm me vrap

 

Djali i hallës së 64-vjeçarit, Jorgji Koreta, tregon se nipi e ka qëlluar teksa ishin duke punuar te ullinjtë, e ndërsa sipas tij të dy shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin.

"Ne tani e morëm vesh, nuk e dimë pse u vranë, te ullinjtë punonin nipi me xhaxhanë, nuk e dimë a kanë pasur më parë konflikte, ata kalonin mirë", tregon ai.

Një tjetër i afërm tregon se viktimat nuk kanë pasur konflikt me njëri tjetrin.

"Ishin duke mbledhur ullinj, nuk kishin konflikt fare", tregon një tjetër i afërm.

"Dëgjova të ëmën që po ulërinte dhe erdha. Ishte djalë me të gjitha cilësitë, ishte i pamartuar, xhaxhai rri në Vlorë me shtëpi. Ai skuqej kur të fliste me gojë, jo më debate, s'kanë pasur asnjëherë konflikt për pronën, ai një copë toke, si xhaxhai jeton në Vlorë, xhaxhai kishte ardhur për të parë pronën e tij, nuk e dimë gjë për armën", ka treguar ajo.    

Ora 18:57
Krimi në familje në Vlorë, zbardhet identiteti i 2 viktimave

Zbulohet identiteti i viktimave në Vlorë. Mësohet se viktima kanë mbetur nipi, i identifikuar si Genci Koreta, 39 vjeç dhe xhaxhai Jorgji Koreta, 64 vjeç.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selamiu: 25/10/2021 18:58

    Ca u fitua ne kte mes?

    Përgjigju
    • Pellazgu: 26/10/2021 02:58

      U bene te famshem ne tv.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?