TIRANË, 20 Mars/ATSH/.- Eklipsi i plotë i Diellit, i vetmi për 2015-n, është shfaqur pjesërisht edhe në Tiranë, rreth orës 09:41. Në vendin tonë, Dielli do të duket i mbuluar në masën 40-50% nga Hëna, ndërsa mëngjesi dhe mesdita e sotme, për më shumë se dy orë do të shndërrohen në pasdite. Eklipsi diellor do të përfundojë në orën 11:52. Për të gjithë të apasionuarit këshillohet që eklipsi të shihet me syze mbrojtëse.
Rreth 2 000 turistë pritet të shkojnë në arkipelagun norvegjez Svalbard (Spitzberg), që ndodhet në Arktik rreth 2 000 kilometra në veri të Oslos, i vetmi territor me ishujt danez Faroe nga ku mund të vërehet ky fenomen, gjatë të cilit Dielli do të shndërrrohet në një disk të zi për dy minuta e 47 sekonda.
Ky eklips përkon edhe me ekuinoksin e pranverës. Ai do të fillojë në orën 09:41 në Faroe dhe në orën 10:11 në Svalbard. Fenomeni do të fillojë dy orë më herët në Kepin e Gjelbërt, por atëherë ai do të vërehet me vështirësi./a.s/ /a.ke/









