Policia e Tiranës Policia e Tiranës ka referuar sot në Prokurori materialet për nisjen e hetimit për Besim Nasufin, sekserin e Universitetit Bujqësor, që kërkonte seks dhe para nga studentët për marrjen e provimeve.

Mbrëmë fiks fare publikoi një video ku Nasufi merrte para në këmbim të një note kaluese dhe i kërkonte favorë seksuale studentes, duke i kërkuar të bëhej e dashura e tij

Sekseri Besim Nasufi, pasi bëri ‘pazar’ për shumën e parave që duhej për provim, kërkon edhe favore seksuale.

Ai thotë se një të dashur që e ka patur në fakultet e ka futur në punë tek Zooteknika dhe një tjetër e ka çuar në Gjermani përmes universitetit.

Skandali u publikua mbrëmë pas një investigimi të fiks fare

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com