Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Një prej 3 nismëtarëve të vetëshpallur ka treguar edhe itinerarin që do të ndjekin protestuesit, i cili do të nisë nga Presidenca në zonën e ish-Bllokut, më pas në bulevardin Bajram Curri, te Xhamia e Namazgjasë, te Parlamenti, më pas në Unazën e Vogël, drejt Kishës Ortodokse. Më pas protestuesit do të rikthehen sërish në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para godinës së Kryeministrisë. Do të dalin sërish pas godinës së Kryeministrisë, pastaj do të marrin drejtimin për nga Parlamenti dhe do e mbyllin tubimin te Sheshi Skënderbej.

Më herët të vetëshpallurit nismëtarë, thanë se episodi që ndodhi mbrëmjen e djeshme me bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe Rrugës së Rinasit, nuk do të përsëritej. Kjo pasi sipas tyre, deri dje marshimet nuk ishin udhëhequr nga vetë ata, por nga 'Gjernerata Z'. Ndërsa sot ata thanë se do të qëndronin vetë në ballë të marshimeve.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës: Bllokimin e organizoi gjenerata Z, jo ne! Degjeneron gjuha, flitet për gjakderdhje