Nis monitorimi i institucioneve publike e vendore 4 muaj para zgjedhjeve, KQZ: Ja aktivitetet me efekt elektoral që do të ndalohen

Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë monitorimin e institucioneve publike dhe vendore, aktivitete e të cilëve do të përdoren për qëllime elektorale.

Për të shmangur përdorimin e administratës në fushatë, sipas Kodit Zgjedhor, duke filluar nga 13 janari deri në datën e zgjedhjeve më 14 maj, çdo institucion duhet të raportojë në KQZ për çdo aktivitet publik që mban, të paktën 5 ditë përpara, në të kundër nuk do të mundet ta zhvillojë. Po ashtu, ndalohen thirrjet, apo fjalimet me përmbajtje partiake ose zgjedhore në favor të një subjekti zgjedhor apo të një kandidati.

KQZ thekson se do të ndalohet promovimi i investimeve me pjesëmarrjen e zgjedhësve/elektoratit, përfaqësuesve të partisë politike konsiderohet si veprimtari politike zgjedhore. Sipas KQZ-së pjesëmarrja e punonjësve të administratës brenda orarit zyrtar të punës në këtë lloj veprimtarie konsiderohet shkelje e dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Nga ana tjetër sipas KQZ-së ndalohet shpërndarja publike e lejeve të legalizimit dhe/ose çdo titulli pronësie në periudhën e përcaktuar në këtë kujtesë.

Ndalohet shpërndarja publike e lejeve të legalizimit dhe/ose çdo titulli pronësie në periudhën e përcaktuar në këtë kujtesë. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive sikurse përcaktohet në pikën 9 të kësaj kujtese, apo veprimtarive të tjera me karakter politik/zgjedhor në selitë dhe oborret e shkollave, në spitale e të tilla të ngjashme, në selitë e organeve publike qendrore dhe vendore, të tilla si ministri, bashki, agjenci të ndryshme e të tilla të ngjashme. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive sikurse përcaktohet në pikën 9 të kësaj kujtese, apo veprimtarive të tjera me karakter politik/zgjedhor si dhe në biblioteka, qendrat kulturore përveç kur këto janë përcaktuar me vendim/udhëzim nga institucioni që i ka në varësi, si qendra multifunksionale.’- thuhet ndër të tjera.

Në vëmendje të të gjithë institucioneve publike qendore dhe vendore KQZ njofton se:
Neni 91 dhe 92 i ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe vendimi nr. 9, datë 24.12.2020, i Komisionit Rregullator “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”, përcaktojnë rregulla për veprimtaritë publike të indtitucioneve në periudhën katër muaj përpara datës së zgjedhjeve. Në kuptim të dispozitave të sipërcituara sjell në vëmendjen tuaj sa më poshtë vijon:

Duke filluar nga data 13 janar 2023 deri në datën 14 maj 2023, çdo organ publik ka detyrimin të raportojë paraprakisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi veprimtaritë publike të kryera nga titullari dhe/ose çdo punonjës i administratës, apo personeli tjetër i institucionit. Këtij detyrimi i nënshtrohen edhe entet e tjerë ku shteti zotëron kapital/kuota/aksione ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit.

Një veprimtari është publike kur ajo do të pasqyrohet sipas rastit në radio, në televizion, në shtyp, në faqe interneti, në median online, në rrjete sociale, ose nëpërmjet çdo mjeti tjetër që mundëson publikun e gjerë të njihet, apo të informohet mbi atë veprimtari.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të njoftohet për zhvillimin e veprimtarisë publike të paktën 5 (pesë) ditë përpara datës së parashikuar për zhvillimin e saj. Në rast se nuk respektohet ky afat veprimtaria do të ndalohet. Veprimtaria e ndaluar nuk mundet të bëhet publike në asnjë nga format e përshkruara në pikën 2, të kësaj kujtese.

Njoftimi apo raportimi për veprimtarinë bëhet nëpërmjet ndërfaqes përkatëse të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve https://aktivitete.kqz.gov.al/ . Për këtë qëllim çdo ent publik ka të hapur në këtë ndërfaqe një llogari të vetën.

Përgjegjës për raportimin është sekretari i përgjithshëm, ose drejtori i përgjithshëm dhe në mungesë të këtyre funksioneve është personi me pozicionin më të lartë administrativ në institucion, përjashto titullarin. Personat përgjegjës për raportimin mundet të autorizojnë një person të tretë për raportimin, por në çdo rast janë ata përgjegjës për përmbushjen e këtij detyrimi.

Raportimi përmban të dhënat për organin publik që organizon veprimtarinë, datën dhe orën e veprimtarisë, tematikën e veprimtarisë, nivelin më të lartë të pjesëmarrjes, të ftuarit e nderit, folësit e planifikuar dhe mediatizimin ose jo të veprimtarisë.

Zhvillimi i çdo veprimtarie me karakter publik, sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2 të kësaj kujtese, me pjesëmarrjen e punonjësve të organeve publike duhet të raportohen. Ndalohet në këto veprimtari përdorimi i shenjave, logove, sloganeve, pankartave, posterave të lëvizshëm ose jo, materialeve propagandistike që identifikojnë drejtpërsëdrejti, apo tërthorazi një parti politike/subjekt zgjedhor apo kandidat në zgjedhje.

Gjatë zhvillimit të veprimtarive sipas pikës 7, të kësaj kujtese, ndalohen thirrjet, apo fjalimet me përmbajtje partiake ose zgjedhore në favor të një subjekti zgjedhor apo të një kandidati.

Promovimi i investimeve me pjesëmarrjen e zgjedhësve/elektoratit, përfaqësuesve të partisë politike konsiderohet si veprimtari politike zgjedhore. Pjesëmarrja e punonjësve të administratës brenda orarit zyrtar të punës në këtë lloj veprimtarie konsiderohet shkelje e dispozitave të Kodit Zgjedhor. Këto lloj veprimtarish me qëllime zgjedhore ndalohet të publikohen në faqen elektronike zyrtare të institucionit apo në rrjetet sociale zyrtare të institucionit.

Ndalohet promovimi i projekteve të ndryshëm në investime, shërbime, për të cilat fondet janë planifikuar pas datës 13 Janar dhe jashtë programit vjetor buxhetor të miratuar në fillim të vitit.

Ndalohet shpërndarja publike e lejeve të legalizimit dhe/ose çdo titulli pronësie në periudhën e përcaktuar në këtë kujtesë.

Ndalohet zhvillimi i veprimtarive sikurse përcaktohet në pikën 9 të kësaj kujtese, apo veprimtarive të tjera me karakter politik/zgjedhor në selitë dhe oborret e shkollave, në spitale e të tilla të ngjashme, në selitë e organeve publike qendrore dhe vendore, të tilla si ministri, bashki, agjenci të ndryshme e të tilla të ngjashme.

Ndalohet zhvillimi i veprimtarive sikurse përcaktohet në pikën 9 të kësaj kujtese, apo veprimtarive të tjera me karakter politik/zgjedhor si dhe në biblioteka, qendrat kulturore përveç kur këto janë përcaktuar me vendim/udhëzim nga institucioni që i ka në varësi, si qendra multifunksionale.

Titullarët apo personat përgjegjës për drejtimin/administrimin e qendrave multifunksionale, qendrave kulturore dhe ambjenteve sportive duhet të kalendarizojnë paraprakisht vënien në dispozicion në mënyrë asnjanëse të ambjenteve për të gjithë subjektet zgjedhore apo kandidatët pa favorizuar asnjë prej tyre.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë