Reforma në Drejtësi është një proces i pakthyeshëm, deklaroi kryeministri Edi Rama duke siguruar se shumica e tij nuk do të lejojë cenimin e këtij procesi sado I dhimbshëm të jetë. Këto komente zoti Rama i bëri në fjalën e tij në sesionin hapës të Kongresit botëror të Ligjit, I cili do të mbahet vitin e ardhshëm në vendin tonë.
***
Nëse shoqata botërore e juristëve zgjodhi Tiranën për të organizuar në 2027 kongresin e saj, për kryeministrin Edi Rama, arsyeja duhet gjendur pikërisht te reforma në Drejtësi që vendi ndërmorri që nga viti 2016.
Dhe pikërisht kësaj reforme ai i kushtoi pjesën më të madhe të fjalës që mbajti në sesionin hapës, duke u ndalur te garancitë ndaj procesit.
"Një dekadë tanimë ka kaluar, një dekadë tjetër ka nisur dhe procesi vazhdon, por në ndërkohë ajo çka duhet të garantohet në mënyrë të palëkundur, është që procesi të mbështetet me çdo kusht nga forcat që kanë kapacitet ta ndryshojnë rrjedhën e tij, që do të thotë nga pushteti politik",- tha Rama.
Kryeministri I cili në disa raste është përfshirë dhe në replika të drejtpërdrejta, pa kursyer dhe kritika ndaj institucioneve të drejtësisë, ka pranuar megjithatë se ato nuk mund të ndërtohen brenda ditës, prandaj sfida tij është që
"Krijimi i një sistemi që e bën pastaj të pamundur arbitraritetin i cili edhe sot që flasim, është i kudondodhur në sistemin tonë shtetëror përfshirë edhe sistemin e drejtësisë dhe e bën të pamundur krijimin e niveleve të ndryshme në raport me kërkesën e ligjit",- tha Rama/
Për Ramën procesi është i pakthyeshëm e sipas tij garanci shtesë për këtë është dhe Bashkimi europian me të cilin Shqipëria është në bisedime për anëtarësim.
Reforma në drejtësi e vitit 2016 ishte në qendër të fjalës edhe të Ministrit të Drejtësisë Toni Gogu. Sfida për të nuk është është vetëm ndërtimi i institucioneve, por ruajtja e besimit tek ato.
"Shqipëria përfaqëson diçka që sot nuk është e zakonshme: vendosmërinë për të reformuar veten. Drejtësia nuk ndërtohet fshehurazi. Ajo ndërtohet në sytë e publikut dhe përmes besimit të ti",- tha Rama.
Ndërkohë duke folur përpara qindra të pranishmëve Presidenti i Shoqatës Botërore të Juristëve, Javier Cremades foli për sfidat botërore të drejtësisë duke ngritur alarmin se kohërat që po jetojmë janë të vështira!
"Brezi ynë përballet me një situatë më komplekse, ku duket se autokracitë tashmë po bëhen funksionale dhe emokracitë po lodhen. Njëri është aksesi tek e vërteta. Gjyqtarët po sulmohen kudo, edhe nevendet demokratike, dhe gjeja tjetër është polarizimi, ndonjëherë ne nuk po shohim kundërshtarë po shohim armiq",- tha Javier Cremades, Presidenti i Shoqatës Botërore të Juristëve.
Një botë e qeverisur nga ligji, jo nga forca është motoja që ka udhëhequr që nga viti i lindjes së saj në 1963, Shoqatën Botërore të Juristëve, që do të mblidhen në prillin e 2027 në Tiranë!
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu foli për reformën shqiptare në drejtësi si pjesë të debatit global mbi sundimin e ligjit gjatë sesionit hapës të aktiviteteve për Kongresin Botëror të Ligjit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë.
Në një fjalim me tone reflektuese dhe jo triumfaliste, Gogu theksoi se “sundimi i ligjit nuk ndërtohet njëherë e përgjithmonë” dhe se sfida sot nuk është vetëm ndërtimi i institucioneve, por ruajtja e besimit tek ato.
Duke e vendosur zhvillimin shqiptar në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar, ministri u ndal te prirjet globale, ku sipas tij, në vitet e fundit treguesit e sundimit të ligjit në më shumë se gjysmën e vendeve kanë pasur stanjacion ose përkeqësim, ndërsa demokracitë përballen me prova gjithnjë e më të forta.
Në këtë panoramë, ai theksoi se Shqipëria përfaqëson një rast të veçantë: “Shqipëria përfaqëson diçka që sot nuk është e zakonshme: vendosmërinë për të reformuar veten”, edhe kur reforma ka kosto, kërkon kohë dhe përballet me skepticizëm.
Duke iu referuar reformës së vitit 2016, Gogu theksoi se ajo nuk ishte një ndërhyrje teknike, por një zgjedhje për të ndryshuar marrëdhënien mes pushtetit dhe ligjit, duke kaluar drejt një sistemi që vetëqeveriset përmes institucioneve të pavarura.
Ministri vuri në dukje se procesi i reformës ka qenë i shoqëruar me debat publik të fortë, të cilin e cilësoi si pjesë të domosdoshme të transformimit. “Drejtësia nuk ndërtohet fshehurazi. Ajo ndërtohet në sytë e publikut dhe përmes besimit të tij”, u shpreh ai.
Në përmbyllje, Gogu theksoi se shteti i së drejtës mbetet një proces i vazhdueshëm, që kërkon institucione që korrigjojnë vetveten, shoqëri që nuk heqin dorë nga kërkesa për drejtësi dhe vullnet politik për të reformuar, edhe kur kjo duket e vështirë.
Sesioni hapës shënon nisjen e një serie aktivitetesh që do të kulmojnë me organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit në Tiranë në vitin 2027, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të një debati ndërkombëtar mbi drejtësinë dhe demokracinë.
Kryeministri Edi Rama tha se ai dhe mazhoranca socialiste në Kuvend janë më të vendosur se kurrë për të mbëhseur vazhdimiësinë e drejtësisë së re.
Në fjalën e tij në sesionin e hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare, Rama tha se vendi ynë duhet të përfitojë nga "oqeani" i eskpertizës juridike që do vijë në Tiranë vitin e ardhshëm, me qindra profesionistë të fushës nga e gjithë bota.
"Pra, unë jam besimplotë që ky proces do të shkojë përpara siç duhet, me të gjitha dhimbjet dhe me të gjitha kostot e veta. Së bashku jam i vendosur se asnjëherë, së bashku me shumicën qeverisëse, të mos lejojmë të cenohet ajo çka është projektuar dhe të mos lejojmë të rrënohet ajo çka është ndërtuar, në paketën e një sistemi të ri dhe të pavarur drejtësie.
Është vendi këtu për të përkthyer këtë reflektim, që Kongresi Botëror i Ligjit të ardhshëm është një stacion që duhet të shkojmë drejt një synimi dhe programi për gati gjithë harkun e këtij viti, për të siguruar që Shqipëria nuk merr vetëm një vlerësim të jashtëzakonshëm për atë çka ka bërë deri tani, por edhe shfrytëzon praninë e një numri të pazakontë njerëzish që përfaqësojnë botën e shtetit të së drejtës, për të dalë me një angazhim të ri për të ardhmen në raport me të ndërlidhshmen",- tha Rama.
Ka nisur në Tiranë sesioni i hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare.
Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama tha se reforma në drëjtësi është histori suksesi, por në këtë pikë, pas 10 vitesh, është thelbësore vazhdimësia e mbështetjes.
"Në ndërkohë, ajo çka duhet të garantojmë në mënyrë të palëkundur është që procesi të mbështetet me çdo kusht nga forcat që kanë kapacitet ta transformojnë rrjedhën e tij, që do të thotë nga pushteti politik.
Natyrisht, nëse i afrohemi një afresku të madh, e kemi të pamundur të perceptojmë tërësinë e tij dhe, nëse shkojmë shumë afër, ka shumë gjëra të cilat duket sikur nuk shkojnë.
Arsyeja dhe sfida është kaq e jashtëzakonshme dhe kaq madhështore në historinë e vendit tonë, pikërisht sepse ndërtimi i institucioneve është diçka krejt tjetër nga përpjekjet e politikës dhe nga vendimmarrjet strategjike të interesave për të koncentruar dhe realizuar hartën e veprimeve.
Në fund të ditës ka një të vërtetë shumë të thjeshtë: njerëzit nuk e korruptojnë dot një sistem, ndërsa sistemet, nëse nuk janë ndërtuar mbi baza institucionesh që garantojnë sundimin e ligjit, korruptojnë këdo",- tha Rama.
Komente











Ne e kemi nje përrallë, dhender kur te shkosh te familja e nuses duhet te flasësh vetem fjale te medha. Kryeministri yne flet vetem fjale te mëdha. Bravo.
Përgjigju