‘Frontline’ vjen nesër në orën 21:00 nën logon e Report TV, Marsela Karapanço: Do të jetë me shumë risi, në kërkim të së vërtetës

Frontline… dhe betejat vijojnë! Duke filluar nga kjo e enjte në ekranin e Report Tv, gazetarja Marsela Karapanço, autore dhe moderatore e këtij formati, do të presë në vijën e parë të betejës politike, protagonistët e saj

 ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv, me moderatore Androniki Kolka, ishte autorja dhe moderatorja e “Frontline”, Marsela Karapanço e cila prezantoi risitë e formatit politik, tashmë në logon e Report Tv.

”Frontline në Report Tv, do të jetë me shumë risi, në kërkim të së vërtetës, me debate, kundërshti dhe kërkesë llogarie në mënyrë të padiskutueshme” e nis kështu intervistën moderatorja e njohur me një përvojë mbi 15 vjeçare në media, duke theksuar se nëse njerëzit janë në kërkim të së vërtetës, atëherë çdo të enjte në orën 21:00 duhet të pozicionohen në ekranin e Report Tv.

E pyetur nga moderatorja për vështirësitë që ka kërkimi i së vërtetës, Marsela shprehet: ”Është shumë e vështirë, do shumë angazhim dhe sigurisht sakrifica, por çdo gjë nis nga vetja, nga e vërteta personale e çdo personi për të dalë tek llogaridhënia që i detyrohemi publikut kur intervistojmë politikanë” vazhdoi më pas ajo, duke theksuar se “Frontline” do të ketë si mision për të gjetur të vërtetën, duke këmbëngulur për të patur të gjitha përgjigjet e pyetjeve në studio.

Edhe kur palët nuk do mund të ballafaqohen në studio, në emision do të bëj dhe ‘avokatin e djallit’ për të qenë të ekuilibruar me të gjitha palët” tha Marsela në studio. 

Emisioni do të jetë në dy ditë të javës, çdo të martë në orën 18:00 “Frontline interview”, ku do të flitet për temën më të rëndësishme të ditës dhe çdo të enjte në prime time, në orën 21:00, ku do të kemi një thellim për diskutimet politike më të rëndësishme të javës.

E pyetur nga moderatorja për konkurencën e të enjteve mbrëma, Marsela tha: “Do të gënjeja nëse do thoja që nuk e shoh, por mendoj se në këtë botë ka vend për të gjithë dhe në fund të ditës publiku është ai që zgjedh, ai e di më së miri se çfarë kërkon dhe ne do u japim të vërtetën” shprehet ajo, duke nënvizuar se me të ftuarit ka një marrëdhënie korrekte profesionale dhe shpesh mund t’i bësh dhe miq, por kjo nuk do e pengojë që të bëjë pyetjet e duhura në studio.

Më pas, Marsela rrëfeu se karrierën e kishte nisur që në vitin 2000, ku kishte dalë për herë të parë në një ekran, e më pas vazhduan dhe studimet në degën e gazetarisë, në vitin 2009, ndërsa si gazetare prefesioniste e politikës nisi më pas.

”Gazetaria e terrenit ka qenë ajo që më ka formuar, në fillim pasionet e mia ishin sporti dhe kronika, por e gjeta veten tek politika” shtoi ajo. Në fund të intervistës, Marsela ndau me shikuesit dhe pasionin e saj të madh, udhëtimet, ku theksoi se ka në plan që të shëtisë të gjithë Europën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Prapaskenat e një emisioni politik, Marsela Karapanço rrëfen çfarë ndodh pas vijës së parë

‘Frontline’ me Marsela Karapanço nis të enjten ora 21.00 në ekranin e Report Tv. Autorja e programit do të presë në vijën e parë të betejës politike, protagonistët e saj, në një format tërësisht të ri.

E ftuar në studion e ‘Rreze Dielli’, Marsela Karapanço tregon më shumë për ‘Frontline’, cilat janë sfidat e një emisioni politik.

“Sot të bërit gazetari kërkon përkushtim, angazhim dhe kërkon realisht të jesh në krah të së vërtetës. Unë jam dhe një tip që kërkoj gjithmonë, kam kuriozitetin shumë të lartë dhe në momentin që unë kam kuriozitetin për ta ditur për vete, kërkoj që këtë t’a ndaj me gjithë publikun që na ndjek, për ta sjellë të vërtetën dhe për të gërmuar dhe insistuar”.

E pyetur nga moderatorja, a është politika ajo që duket, apo fshihet diçka tjetër pas politikanëve në ekran, Marsela përgjigjet:

“Thonë që ekrani është një gënjeshtër e madhe dhe jo gjithçka është siç duket, por gjithsesi mund të them se ka politikanë që nuk e ndryshojnë xhaketën edhe në ekran edhe pas ekranit, pra tregohen të sinqertë. Sigurisht ka dhe nga ata që kanë kamuflime, ka persona që ndryshe mendojnë, por për shkak të një vije politike që duhet të ndjekin nga partia që janë, do të duhet të thonë një mendim ndyshe nga ai personali. Dhe me pas në backstage më thonë që unë Mars mendoj kështu, por duhet të qëndrojmë me linjën e grupit. Pra ka situata të ndryshme, jo gjithçka është shumë shumë e hapur në ekran, por gjithsesi me ato ngacmimet që unë kam shumë qejf ti bëj, mundohem që të tërheq sa më shumë informacion dhe të vërtetën” shprehet Karapanço.

MC/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari