Nis ora policore/ Izolohet Shqipëria nga 22:00 - 06:00! Policia patrullon në të gjithë vendin (VIDEO)

Duke filluar nga ora 22:00 e kësaj të mërkure (11 nëntor) hyjnë në fuqi masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve si dhe mbylljen e restoranteve e bareve deri në orën 06:00.

Rrugët do të jenë të mbushura me policë dhe patrulla të shumta që do të bëjnë të mundur që kjo masë e re kufizuese të zbatohet në masën 100%.

Ndëshkimet do të jenë ato që kanë qenë në fuqi, pra në rast se një qytetar do të kapet në shkelje do të gjobitet 10 mijë lekë, nëse ka përsëritje do i bllokohet automjeti deri burg në 6 muaj.

Gjithashtu edhe bizneset do të gjobiten me të njëjta masa që kanë qenë në fuqi në fillim të pandemisë ku Shqipëria u izolua e gjitha.

Kujtojmë se ndonëse baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura pas orës 22:00, sërish është në fuqi masa që pas orës 20:00 nuk do lejohet muzika.

Masat kufizuese që hyjnë në fuqi nga sot (11 nëntor -2 dhjetor 2020)

Kufizim të lëvizjes nga ora 22:00-6:00

- Qytetarët që do u nevojitet që të dalin pas orës 22:00, do duhet të pajisjen me autorizim në e-Albania

Kufizim të bareve restoranteve fast- food nga ora 22:00-6:00 (përveç shërbimit delivery)

Administrata do të punojë online

-Përjashtim bëjnë rastet kur janë emergjenca shëndetësore apo për institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 12/11/2020 03:27

    Po ca kufizimi. Mbushen rruget me polica naten. Skane ca bejne dhe marrin ne qafe policat tani.

    Përgjigju
  • bariu: 12/11/2020 00:24

    O EDI RAMA O MASKARA,,,,,VETEM NE IZOLOHEMI NE BALLKAN,,SEPSE KY HORR I KA VJEDHUR LEKET E SHENDETESISE ME TENDERA E KONCESIONE,,TE RENTE CORONA MU NE KOKE O EDI RAMA BASHKE ME ILIRIN DHE BASHEN...PSE NUK IZOLOHET AMERIKA QE KA 240.000 TE VDEKUR NGA KOVIDI,,,PSE NUK IZOLOHET BRAZILI,,INDIA,GJERMANIA..RUSIA..ETJ...

    Përgjigju
  • Nul: 11/11/2020 22:44

    Pse mos izolohemi 24 ore ne 24?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat