Masat anti-COVID/ Ziu: Nga sot pas orës 22:00 shtim të efektivëve të policisë, në rrugë edhe civilë

TIRANË- Nëse nga sot e në vijim, të paktën deri më 2 dhjetor, do të dilni nga shtëpia pa një leje pas orës 22:00, mundësitë për t'u ndëshkuar do të jenë më të mëdha. Kjo sepse në rrugë nuk do të jenë vetëm policë, por edhe civilë që do të bëjnë të mundur që kjo masë e re kufizuese të zbatohet në masën 100%. Lajmin e ka bërë të ditur nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, në një dalje për mediat pak orë pasi të hyjë në fuqi masa e re kufizuese.

Ndëshkimet do të jenë ato që kanë qenë në fuqi, pra në rast se një qytetar do të kapet në shkelje do të gjobitet 10 mijë lekë, nëse ka përsëritje do i bllokohet automjeti deri burg në 6 muaj. Ndëshkime do të ketë edhe për bizneset që do të thyejnë këtë rregull që do të shkojnë në mbyllje të aktivitetit deri në burg. Theksojmë se ndonëse baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura pas orës 22:00, sërish është në fuqi masa që pas orës 20:00 nuk do lejohet muzika.

"Ne vazhdojmë me gjobat që janë parashikuar në aktet e më parshme normative, nga mos mbajtja e maskës, distancimi fizik, lokalet deri në orën 20:00 nuk do të ketë më pas muzikë. Krahas gjobës, për qytetarët është bllokimi i mjetit, kur kemi vepër penale nëse është ndëshkuar 2 herë, atëherë ndëshkohet me gjobë deri në 6 muaj burg.

Për bizneset, parashikohet mbyllje të aktivitetit deri në 6 muaj dhe nëse ka vepër penale burg. Nuk do të lihet asnjë pjesë e Kodit Penal pa u zbatuar, ne do ta kontrollojmë territorin, një shef seksioni për të gjitha shërbimet, do të jetë pranë në çdo kohë policia. Është bërë një analizë për zonat që ka problematika dhe aty do të vendoset policia, këto janë zona me risl dhe këto janë dominonte dhe të monitoruara dhe këtu do të ndërhyjë policia. Policia e Tiranës ka efektivë mjaftueshëm. Në orën 22:00 policia do të dyfishohet, me apo uniformë që të gjejë në maksimum zbatimin e këtij akti", tha Ziu.

Masat kufizuese që hyjnë në fuqi nga sot (11 nëntor -2 dhjetor 2020)
Kufizim të lëvizjes nga ora 22:00-6:00
- Qytetarët që do u nevojitet që të dalin pas orës 22:00, do duhet të pajisjen me autorizim në e-Albania
Kufizim të bareve restoranteve fast- food nga ora 22:00-6:00 (përveç shërbimit delivery)
Administrata do të punojë online
-Përjashtim bëjnë rastet kur janë emergjenca shëndetësore apo për institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike

 

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/11/2020 01:16

    Me keta / CIVILAT/,duhet shume kujdes se mund te dalin lloj-lloj njerezish dhe te perfitojne nga situata dhe te mashtrojne njerezit.

    Përgjigju
  • Shqiponja: 11/11/2020 15:29

    Shef Ziu, me urdhrat qe keni nxjerre, shtim i oreve te sherbimit, sherbim i perforcuar a keni menu qe tna paguni oret shtese?? Se ju si drejtues merrni shtese edhe qindarken e fundit, kurse ne si sherbime territoriale mire qe nuk marrim oret shtese por duhet me saju dhe ekuipazhimin me minimal qe jane maskat, dorezat dhe prozhektoret e dores. Jemi ne shek.XXI zoti epror dhe sdi akoma te kemi nji sherbim me mjetet me te thjeshta per patrullime. E dini ju zoteri qe skemi masat mbrojtese qe parashikohen nga ligji dhe rregullorja e kodit policor!!! Efektivet skane veshjen e duhur per stinen, uniformat i kemi cope cope dhe eshte turp kush na i shef sepse kemi ca kopje te shemtuara uniformash me modelin rus. Mos te flasim per makinat e patrulles qe ne brendesi duhet te kene jelek antiplumb, prozhektore dore, dhe me elementarja duhet te limitohemi ne levizje sepse karburanti eshte i limituar per te treja turnet, nderkohe qe mjetet tuaja shteterore i perdorni dhe per perdorime personale me karburantin e makinave tona te patrullave. Kemi nje mision europian te quajtur Pameca qe trumbetojne per nje polici moderne alla europiane, por qe ngelen thjesht llafe neper zyra dhe seminare te kota qe nuk sjellin rezultat. Pra zoti Ziu perpara se te urdheroni vartesit me qarkore te brendshme neper drejtori e komisariate, shkoni dhe dgjoni ankesat dhe na plotesoni kushtet me minimale per te punuar, ne mbrojtje dhe sherbim te komunitetit, sepse fundja nuk eshte favor, por detyrim ligjor kundrejt efektiveve te policise se shtetit

    Përgjigju
    • Poku: 11/11/2020 17:43

      Ty jo, por civileve do i paguajme 80 leke ora.

  • Asqiriu: 11/11/2020 15:11

    Po normal ,me kap vrasesa sja u mba , per kanabiso-coca-kuqexhi banda ju i boni ndere , Kur ju kerkon mileti vini mas pilafit ene gotes veres ,, qe keshtu o burra meruni me te thjeshtet se te perbereve ti hani ate qe sthuhet !!! Do shihni gallat tani , por ska per te pas te gjith tipa sì Ziada !!!!

    Përgjigju
  • analisti: 11/11/2020 14:22

    police pa uniforme? askush nuk ka detyrim te ndaloje dhe ti bindet nje civili i cili nuk ka uniformen e policise me shenjat dalluese dhe identitet me numra. kete thote ligji per plocine e shtetit.

    Përgjigju
  • Alfons: 11/11/2020 14:13

    Meqe paske police boll,nxirri dhe per vjedhjet,dhe per drogen se kolumbia na merr te keqen.

    Përgjigju
  • Loni: 11/11/2020 13:53

    Bravo policia jeni efikas ne maximum... Po do merrni rrogen ju... Virusi ne 22 e mbyll turning . Or loqe po ato qe do ikin do ikin 28 dit gjendje neutrale vetem ne hene I shpeton ketij virusi jo ne 22 po te mbyllet kushdo prap do e marri se nuk ka shpetim... Ai qe e nxorri ne qarkullim I tha stop bajgave e mbetjeve mbi 55 vjec... Urime per devotshmerine policise shtetit!

    Përgjigju
    • Bada B: 11/11/2020 21:52

      I nderuar Njoni hudh nje sy ne internet se ça behet neper bote qe te jesh me i qart se si eshte ne te vertet realiteti,informohu

    • Njoni: 11/11/2020 17:16

      O Lon e ke gabim, ky virus nuk mer ato mbi 55 vjeç por ato me nr rrobash XXL. Po të vështrosh me kujdes ose edhe pa kujdes shumica popullsisë janë barkderra (burrat) dhe bythderre (gratë). I vetmi sport që bojn është thashethemi.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025