Panairi i Librit ngre siparin. Rreth 100 ekspozues sjellin tek lexuesi jo vetëm 200 tituj të rinj, por edhe ribotime. Shumë dashamirës të librit, kanë vizituar që në orët e para stendat e panairit. Ndërsa, përgjatë këtyre 5 ditëve do të zhvillohen edhe rreth 50 aktivitete, që kanë në qendër temën e leximit, duke mos lënë mënjanë takimin e autorëve me lexuesin. Botuesit edhe studiuesit e konsiderojnë Panairin e Librit mundësinë më të mirë për të takuar lexuesin.
Për ne si studiues kjo është shumë e rëndësishme, sepse librat nuk i bëjmë për t’i lënë nëpër rafte. Për të rinjtë ka shumë rëndësi që tu kundërvihet statistikave, se një mln shqiptarë nuk lexojnë. Hapi i parë është organizimi i këtij panairi. Libri ka nevojë për reklamë. Panairi është reklama më e mirë.
Xhevat Lloshi, studiues dhe përkthyes
Është një ndër ngjarjet që mirëpritet në kontekstin e gjithçkaje, edhe në klimën që statistikat flasin për një rënie të leximit. Kjo na ka ngacmuar që ne të çojmë tek lexuesi ato që do të pëlqehen. Ne kemi bërë përpjekjet që të jemi sa më koherentë edhe të injektueshëm, me letërsinë që sjellim.
Frano Kulli, botues
Për herë të parë botohet “Hekuri dhe Çeliku” nga Mitrush Kuteli, i shkruar në të njëjtin vit, që ai u nda nga jeta, 1967
Ka rëndësi shumë të madhe se një botues, ka drejtpërdrejt lexuesin dhe njihet me kërkesat edhe shijet e tij, pa librarin. Është shumë i rëndësishëm ky kontakt, këtu vijnë ata që lexojnë. S’mund të them për ata që nuk vijnë këtu se nuk kam nga t’i dijë. Ka që janë të prirur drejt figurës më shumë, sesa brendisë. Por lexuesi duhet që të respektohet për kërkesat që e ka. Ne këtë vit nga Kuteli sjellim një tregim të vogël, që është tregimi i fundit që ai ka pasur në dorë, nga punët e veta. Është tregimi Hekuri dhe Çeliku .
Atalanta Pasko, e bija e Mitrush Kutelit
Ndërsa, surpriza e tij viti mbetet vepra e Ismail Kadaresë, “Kur sunduesit grinden”, për të cilën do të jetë i pranishëm edhe vet shkrimtari në stendën botuese ditën e premte, ora 11.00. Panairi mbyllet në datë 18 nëntor.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
88.7%
-
Të gabuar
7.4%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 3431
Lajme të tjera
-
E akuzuan si fashist se pranoi emërimin në Akademinë Italiane, dëshmia e rrallë e Koliqit për Gjergj Fishtën: E takova pas ceremonisë, kishte një brengë...
15 Mars, 17:27
-
1500 tituj të rinj librash, edicioni i 9-të i panairit në Fier, organizatorja: Shpresojmë të ndërgjegjësojmë të rinjtë të lexojnë
16 Dhjetor 2022, 16:51
-
10 vite pa Dom Antonio Schiarra, misionarin që ‘ndriçoi’ në Zadrimë dhe ideoi Kambanën e Paqes! Përurohet libri biografik ‘Dhe shkretëtira do lulëzojë’
9 Dhjetor 2022, 16:52
-
SPECIALE/ ‘Facebook’ a ‘fejsbuk’? Incenerator a shkrumbatore? Gjuha Shqipe, 'porositë' e Xhevat Lloshit për Qeverinë: Të ngrihet Komisioni Shtetëror i Terminologjisë
5 Dhjetor 2022, 16:25
-
Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko
30 Nëntor 2022, 12:47
-
Panairi i librit në vendin ku dija ka vdekur si model
20 Nëntor 2022, 18:11
-
Helena e Ismail Kadare në Panair, rrëfimi për “Report tv”: Nga rikthimi në Tiranë, te ‘Nobeli” i dëshiruar në komunizëm, e librat që po shkruajnë! Na vishen shumë jo të vërteta, kjo na mërzit!
20 Nëntor 2022, 12:01
-
‘Lindur së prapthi’, Rita Petro në Panair me roman të ri, një rrëfim i sinqertë prej fëmijërisë: E kam shkruar për gratë e familjes sime! Prindërit do ma pranonin
20 Nëntor 2022, 11:10
-
Të rinjtë në Panairin e Librit, si vizitore dhe jo si lexues! Festa e librit ‘jusitifikim’ për të vizituar me shokët Tiranën
19 Nëntor 2022, 19:32
-
Panairi i Librit 2022/ Ndahen çmimet për veprat letrare! Zija Çelës i jepet çmimi ‘Shkrimtari më i mirë’
19 Nëntor 2022, 12:56
-
Berisha ‘bën hap mbrapa-kthehu’ për protestën me 6 dhjetor: Vendin s'e kemi përcaktuar ende! Krahas narko-shtetit është një popull i fuqishëm opozitar
19 Nëntor 2022, 12:20
-
VIDEOLAJM/ 'Incidenti' i Berishës me 'simpatizantin' te Panari i Librit! I puth dorën e më pas qëllon në faqe! Ndërhyn me urgjencë truproja e tij
19 Nëntor 2022, 11:56