Afganët e parë pritet që të vijnë nesër, gati strehimi i tyre në Qytetin Studenti dhe në disa hotele në Durrës! Do qëndrojnë 3 javë, studentëve u kërkohet të lirojnë godinat

TIRANË- Një ditë pasi Shqipëria dha "OK" zyrtarisht për të mirëpritur afganët, vendi ynë ka nisur përgatitjet për pritjen e mbi 300 personave fillimisht, sipas një marrëveshje të detajuar. Tirana dhe Durrësi do të jenë dy qytetet ku do të strehohet grupi i parë, teksa burime për Report Tv bëjnë me dije se avioni i parë me afganë mund të mbërrijë mëngjesin e së martës në vendin tonë. Në Durrës do të strehohen në disa hotele, ndërsa në Tiranë do të vendosen tek konviktet e Qytetit Studentit. Report Tv ishte në ambientet e konvikteve të Qytetit Studenti, ku studentëve u është kërkuar për t'u zhvendosur nga godina nr.2 dhe nr.4, të cilat janë përcaktuar fillimisht për vendosjen e afganëve, në godina të tjera, për të paktën tre javë. Studentëve u është thënë të lirojnë godinat brenda ditës së së nesërme.

Sipas burimeve të paktën 2 mijë afganë do të strehohen përkohësisht mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Shqipëria po përgatitet për të pasur në gadishmëri kapacitete për 1500 emigrantë. Referuar të njëjtave burime, Report Tv ka mësuar gjithashtu se jo çdo person do të lejohet të strehohet në Shqipëri, por sipas marrëveshjes është specifikuar që do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të aleancës NATO-SHBA, ose gra aktiviste dhe intelektualë siç ka specifikuar dje kryeministri Edi Rama.  

Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente. Menjëherë pas konfirmimit zyrtar që Shqipëria do të hap dyert për t'i pritur, pas nisjes së "luftës", një numër i madh i qytetarëve afganë janë paraqitur në ambasadën shqiptare në Turqi në kërkim të evakuimit drejt vendit tonë, ndonëse ashtu si kurse është bërë e ditur edhe më herët, janë një kategori personash që do të lejohen.

Shqipëria ditën e djeshme mori vendimin se do të strehojë disa qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara. Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se vendi ynë do të shërbejë si tranzit për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion final kanë Shtetet e Bashkuara. Ende pa ardhur kërkesa e qeverisë amerikane, Rama tha se kanë mikpritur kërkesa për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit. Pas Shqipërisë, edhe Kosova ka dhënë dritën jeshile për të pritur afganët, e ndërsa një vendim i tillë është pritur pozitivisht nga ndërkombëtarët, të cilët kanë vlerësuar vendin tonë si një vend i denjë aleat i NATO-s dhe SHBA-së. 

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit dhe një tjetër organizatë e njohur pritet të kryejnë operacionin, ndërsa ardhja e tyre në vendin tonë do të bëhet me avion ushtarak amerikanë. Tani që talebanët morën pushtetin në Afganistan, jeta e tyre rrezikohet, e për këtë arsye NATO dhe SHBA po marrin përsipër strehimin e tyre në disa vende të ndryshme, pjesë e së cilës është edhe vendi ynë. Shumë afganë që kanë punuar me forcat e huaja kanë frikë nga hakmarrja e militantëve talibanë për shkak të punës së tyre. Departamenti amerikan i Shtetit ka shpallur një program të ri i cili u mundëson mijëra afganëve mundësinë të zhvendosen si refugjatë në SHBA. Mijëra afganë që do të jenë pjesë e këtij programi. 

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria bëhet mikpritëse e njerëzve që përndiqen nga regjime totalitare, sic ka ndodhur  vite më parë me qindra muxhahedinë që strehohen në një kamp në afërsi të Manzës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:04
Nesër pritet që të vijnë në Tiranë afganët e parë! 2000 prej tyre do të strehohen mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga nesër pritet që të vijnë në Tiranë afganët e parë. Strukturat shtetërore janë në gatishmëri për të pritur nesër avionin e parë me emigrantët afganë, ndërkohë që studentëve në Qytetin Studenti u është kërkuar të lirojnë godinat.

Sipas burimeve të paktën 2000 afganë do strehohen përkohësisht mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që në vendin tonë pritet që fillimisht të strehohen mbi 300 afganë. Shqipëria po përgatitet për të pasur në gadishmëri kapacitete për 1500 emigrantë. Afganët bashkëpunëtorë të NATO do të strehohen në konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë dhe në hotele në Durrës.

Ora 16:59
Një shqiptare e bllokuar në Afganistan, nis operacioni për të shpëtuar 36-vjeçaren

Një vajzë shqiptare e cila punon me një Organizatë Ndërkombëtare amerikane ndodhet në Afganistan. Burime bëjnë me dije se shqiptarja ka mbetur e bllokuar në Kabul dhe është në kontakt me autoritetet amerikane për t’u zhvendosur nga momenti në moment nga Afganistani drejt Shqipërisë.

36-vjeçarja me emrin Ana, është e vetmja shqiptare që ndodhet në Afganistan, ndërkohë që talebanët kanë marrë pushtetin kanë nisur të vendosin postblloqe në rrugë dhe të marrin kontrollin e institucioneve.

Ora 16:08
Strehimi i afganëve, disa prej tyre do të vendosen në konviktet e Tiranës, studentët marrin valixhet dhe largohen nga Qytet Studenti

Përveç hoteleve në Durrës, tek të cilat autoritetet shqiptare po shohin mundësi për strehimin e shtetasve afganë, tashmë strehim të tyre do të ketë edhe në godinat në Qytetin Studenti.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se godinat nr. 2 dhe nr. 4 janë përcaktuar deri tani si vendstrehimet e shtetasve afganë që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

Studentëve banorë të këtyre godinave u është kërkuar që të largohen përkohësisht nga ambientet e saj, për t'u zhvendosur në godina të tjera, për të paktën tre javë.

Një pjesë e studentëve kanë pranuar të largohen nga godinat nr. 2 dhe 4 në drejtim të godinave nr. 3 dhe 1, por një pjesë tjetër i thanë Report Tv jashtë kamerave se duan të largohen përfundimisht. Report Tv ka siguruar pamje të zhvendosjes së studentëve.

Ora 14:46
VOA: Grupi i parë me afganë në Shqipëri brenda javës! Do vijnë përkthyes e bashkëpunëtorë të SHBA në Afganistan bashkë me familjen

Burime diplomatike i shpjeguan Zërit të Amerikës se grupi i parë i afganëve që do të vijnë në Shqipëri përbëhet nga përkthyesë dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.

Një prej anëtarëve të kabinetit Rama, është caktuar të merret me organizimin e të gjithë procesit të pritjes dhe akomodimit të afganëve, të cilët parashikohet të ndahen në disa grupe duke u strehuar në struktura të veçanta.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Student: 16/08/2021 20:22

    Po pse te studentet o plehra pse ke paskemi me te rendesishem

    Përgjigju
  • Qwert: 16/08/2021 17:54

    Na sillni ndonj moldave se vdiqem fare...

    Përgjigju
  • Prostitucionalizmi Edvinist: 16/08/2021 17:15

    O KM loqke...po nese nuk te ikin pas tre javesh si do ja bejsh? Do ti fusesh ne universitet ne vend te studenteve tane? Tani ne fund te veres e gjete ti bllokosh studentave konviktet? Zoti te ndihmofte nga djajte qe ke brenda. Nja 7 a 8 duket se i ke. Je 8 m’nje.

    Përgjigju
  • Turi: 16/08/2021 15:55

    Ne nuk dime ku te ikim per veten tone jo te mbajme dhe ata qe nuk na lidh asgje , vendet qe udheheqin Naton ti marin ne shtepine e tyre se ata e gatian ate corbe dhe duhet ti dalin per zot

    Përgjigju
  • Era: 16/08/2021 15:54

    Mendoj që ata të zhvendosen në Surrel. Aty janë kushtet më të mira.

    Përgjigju
    • @Era: 16/08/2021 17:10

      Te lumte per komentin.

    • Arbëri: 16/08/2021 17:07

      Edhe në Surrel dhe në Lalëz e në apartamentet e tyre të shumta! Pse të dëbohen studentet, kjo është e gjë qmendur !

  • Arturi: 16/08/2021 14:12

    Bravo edi rama e ktheve shqiperine ne nje NEVOJTORE te botes ..ku secili do te HEDHE mutrat ne nje vend...dhe te mos ndieje eren ne europe e kudo ...sa turp e prishe turizmin. ...me kosovare dhe taleban...

    Përgjigju
    • Ppsh: 16/08/2021 18:19

      @ arturi...ik o hale. Mos na ndot internetin.

    • Arbëri: 16/08/2021 17:09

      Kosovarët janë në tokën e vet shqipëtare, nëse nuk e ke ditë më parë!

  • Bim: 16/08/2021 09:52

    Këtu ku jetoj unë jan disa mijëra afgan e kurrë një herë nuk kam dëgjuar asgjë të keqe për ta në krahasim me shqiptarët që një herë në javë arrestejon dikë d jo për vjedhje jo për drogë. Veq mirë kan me I bere shoqërisë shqiptare

    Përgjigju
    • Anastas Janulla: 16/08/2021 17:16

      Bimo, duken si hellas afganet lali. Do kerrnaqemi me to dhe me hellas e tjere. Ngrijne b*then lart ato kur falen.

    • Bim: 16/08/2021 16:12

      Ah te shkretit ju per ekzistencën e varfër qe keni, as nuk dini se ku e keni prapanicën e doni të flitni për Afganistanin. Po të them edhe një herë që janë shumë më të integruar dhe me të edukuar se ne qe jena taleban në palce se ato që kanë një pakice ekstreme që për fat të keq është shumë e fortë ushtarakisht. Shumë më mirë me shume afgan në qytete tona se ju qe I urreni që keni marrë 7 klasë shkollë me mik e ndotni kudo që shkoni

    • bim2: 16/08/2021 15:57

      bim me ta pifsha dolline mbase ben krushqi me ta dhe ta shohim. mos harro te na ftosh

    • Bim islamiku: 16/08/2021 15:05

      Or plehre, vendet e BE po duan me cdo kusht ti rikthejne ata plehra terrorriste qe nuk integrohen kurre. Ata jane llumi i shoqerise njerezore.

    • Lala: 16/08/2021 14:30

      Mir o bim ja po te besojn keta qe e kan par ne TV afganistanin.kurse in qe kam jetuar them qe Jan rrac muti qe marrin vajzen e xhajes e halles per grua.martohen me gjakut e tyre.gjithashtu Jan edhe nji pjes e madhe gay prej tyre.jetojn me fise 50 veta bashk.etj etj etj.ca te mire do na sillnin keta neve?ca qyteterimi?ik o bim shiko hallin ku jeton se ketu e dim vet ku na pik catia

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë