Nis plotësimi i formularit A1Z
për mbetësit e maturës/ Datat

Nis plotësimi i formularit A1Z<br />për mbetësit e maturës/ Datat
Nis sot plotësimi i formularit A1Z për të gjithë kandidatët mbetës në maturat shtetërore 2006-2015. Të gjithë kandidatët e Tiranës në qytet dhe në qark, do të kenë afat dy ditë për të plotësuar formularin A1Z, ndërsa kandidatët në qytetet e tjerë vetëm 1 ditë. Kandidatët do të plotësojnë formularin në shkollat ku kanë mbaruar arsimin e mesëm. Plotësimi do të bëhet nga data 6 deri në 9 prill, për të gjithë ata maturantë që kanë qenë mbetës në maturat e mëparshme apo nuk kanë aplikuar për në Univeritet.

Plotësimi
Formulari AlZ plotësohet online nga: Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2016 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore. Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe pasi kane bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të MAS, rezulton se kanë detyrim për  të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore. Procesi i plotësimit të Formularit AlZ ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që do të quhet “mbikëqyrës”.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Amnistia për Saljanin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’

Spahiu: Amnistia për Saljanin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’