'Nesër denoncojmë aferën'/ Basha në protestë me banorët e 'Unazës së Re': Edmond Bego do ndërtojë pallat këtu

TIRANE - Banorët e "Unazës së Re" kanë protestuar edhe sot në ditën e 45-të. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha si dhe deputetë të PD dhe LSI, mes të cilëve Klevis Balliu e Indrit Braimllari. Siç do pasdite, edhe sot banorët kanë bllokuar rrugën në të dyja anët, duke paralizuar lëvizjen e automjeteve. 

Në një prononcim përpara mediave, Basha tha se PD do denoncojë nesër një tjetër aferë korruptive siç e quajti ai te Unaza e Re. Duke dhënë detaje për atë që pritet të publikojë opozita, Basha tha se Rama dhe Veliaj devijuan planin urbanistik për zonën e "Astirit" me qëllim që mbi rrënojat e shtëpive të banorëve, të ndërtohen pallate shumëkatëshe nga njerëz të inkriminuar. Kreu i PD përmendi edhe emrat e atyre që sipas tij do ndërtojnë pallate aty, një prej të cilëve, sipas tij është Edmond Bego, që siç tha Basha, është mik me Taulant Ballën, kryetar i grupit parlamentar socialist.

Kjo që them sot nuk është thjeshtë një gisht akuze ndaj Edi Ramës. Çdokush e kupton dhe e di se i vetmi njeri që vë në lëvizje ministrinë e Infrastrukturës, ARRSh-në, Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Financave, Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, dhe në të njëjtën kohë tia lidhë duart dhe këmbët e ti mbyllë gojën, sytë dhe veshët Arta Markut, cili është i vetmi personqë ka këtë fuqi në Shqipëri? Këtë qytetarët e kanë kuptuar fare mirë.

Nësër partia Demokratike do të publikojë një pjesë tjetër po kaq të errët të kësaj afere korruptive. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë dhe vazhdon të përpiqet të vjedhë këtu mbi 40 milionë euro nga Buxheti i Shtetit por së bashku me figurat e krimit të organizuar, mbi rrënojat e shtëpive që do të prishë do të ndërtojë pallate shumëkatëshe. Nësër para qytetarëve do të shpaloset me dokumente zyrtare se si Edi Rama dhe Erion Veliaj ndryshuan Planin urbanistik për ti dhënë leje një krimineli të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge, një personi i cili njihet si mik, si bashkëpunëtor i kupolës socialiste Edmond Bego.

Për t'ju freskuar kujtesën qytetarëve, Edmond Bego është njeriu i cili në kundërshtim me ligjin ndonëse i dënuar nga drejtësia italiane dhe vuajti një pjesë të dënimit këtu në Shqipëri, mori mbi 14 milionë euro tendera në rrugën e Elbasanit, në zonën elektorale të Taulant ballës me të cilin ka udhëtuar plot 57 herë jashtë shtetit në katër vitet e fundit.

Nuk është pra, rastësi por është provë e përfshirjes së drejtëpërdrejtë e Edi Ramës dhe kupolës së tij, është pjesë e përgjegjësisë kriminale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt që shtëpitë e këtyre shqiptarëve këtu, e këtyre banorëve, e këtyre vogëlushëve, do prisheshin që të ndërtonte pallate shumëkatëshe një person i dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe për të pastruar paratë e drogës, dhe për të ndarë kaparin me Edi Ramën, me Erion Veliajn, me Taulant Ballën, dhe me kupolën socialiste.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Kreu i PD akuzoi edhe Arta Markun se po hesht dhe po bëhet bashkëfajtore në këtë skandal, në vend që të çojë përpara drejtësisë përgjegjësit e kësaj afere, siç u shpreh Basha.  

"Mosveprimi i prokurorisë tregon jo vetëm e thjeshtë kapjen e prokurorisë nga Edi Rama, fundin e drejtësisë në Shqipëri, por po tregon po kështu se Arta Marku dhe kupola e saj janë bashkëfajtore dhe çdokush ka të drejtën të pyesë dhe të akuzojë sot; a keni marrë edhe ju pjesë, a jeni edhe ju pjesë e pazarit të ndyrë të krimit të organizuar për të shkatërruar shtëpitë e shqiptarëve, për të vjedhur taksat e shqiptarëve dhe për të pastruar paratë e krimit të organizuar me shumëkatëshet që do të dnërtojë këtu eksponenti i krimti të organizuar, ortaku i Taulant Ballës dhe Edi Ramës me firmën e Erion Veliajt?!", theksoi më tej Basha.

Një pjesë e banorëve të "Astirit" kundërshtojnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe i cili prek banesat e tyre të ndërtuara pa leje pas '90-ës. Ndërsa pjesa e tjetër e banorëve kanë liruar vullnetarisht shtëpitë e tyre dhe janë akomoduar te banesat sociale në Shkozë ku do të qëndrojnë pa afat. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fredi: 18/12/2018 20:23

    per loran shehu ushtari p... motres tende kush ta ka then qe ka qen ushtari aldo bares se po ta njofesh sdo flasesh kshu jo cdo njeri nga lushnja eshte ushtari aldo bares o p** motre

    Përgjigju
  • Tirona: 18/12/2018 20:14

    Ske faj o vuk humbur kur nuk ngrihen ish pronaret dhe ta mbyllin deren e shpis ty dhe gjith soit tend me gjith ligjin 7501 dhe te fluturosh mor legen burr.

    Përgjigju
  • Eri: 18/12/2018 18:07

    Ik more te q....a robt e shpise. Neser do denoncosh po pasner cfare do besh. Mbeten duke zene rrugen qelbesirat.

    Përgjigju
  • Tats: 18/12/2018 17:33

    E vetmja pune qe din te beje qe mban vendin e dyte se e para asht din te vras e dyta te beje rrumpallhone dhe e treta te vjedh .Permend kto tre virtute del perpara Lulzim haleja .bashke me motren lesh i dhis .

    Përgjigju
  • Shigjetari: 18/12/2018 17:32

    Parti ordinere... Sali Berisha ishte si ishte por nuk e ulte veten kaq sa e ul Lulja. Lerja Balliut o gomar se behesh vete qesharak kur merresh me protesta qesharake.

    Përgjigju
    • Loran shehu: 18/12/2018 19:02

      O komentusa kara a kuptoni qe ushtaret e aldo bars po marrin tendera apo se kuptoni o karaaaaa

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja