Nis trajtimi i 3000 mjekëve vullnetarë për koronavirusin! Klasa me pak nxënës, 1 m larg njëri-tjetrit

Nis trajtimi i 3000 mjekëve vullnetarë për koronavirusin! Klasa me pak nxënës, 1 m larg njëri-tjetrit

Nga klasat ku merren leksione për koronavirusin

TIRANË- 3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë kanë nisur trajtimin për COVID-19. Në klasa ku respektohen distanca prej 1 metër, këta mjekë vullnetarë po marrin informacionet e nevojshme që duhet të dinë për koronavirusin.  Ato do të jënë në gatishmëri për të dhënë kontributin e nevojshëm në këtë situatë "lufte", ku mjekët luajnë rolin kyç.

" Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit. 3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate. Me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur trajnimi i profesionistëve të shëndetit", shkruan Manastirliu.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dr_Kinez: 20/03/2020 15:03

    Bravo!! Salla plot qenka, shtoni dhe ca karrige qe te ulen dhe ata qe po qendrojn ne këmbë..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

5 vjet SPAK, Dumani: Jemi përballur me përpjekje për të minuar punën tonë, na janë kërcënuar edhe familjarët! S’ka të pandëshkueshëm

5 vjet SPAK, Dumani: Jemi përballur me përpjekje për të minuar punën tonë, na janë kërcënuar edhe familjarët! S’ka të pandëshkueshëm