Nishani sqaron pse i biri hoqi dorë nga shtetësia shqiptare

Nishani sqaron pse i biri hoqi dorë nga shtetësia shqiptare

Ish-presidenti Bujar Nishani ka sqaruar përse djali i tij, Ersilio, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

"Im bir jeton prej afro 10-të vitesh në Austri dhe është aktualisht një prej studentëve të shkëlqyer në Universitetin e Mjeksisë së Vienës, ku prej disa vitesh ka fituar edhe statusin e asistent/pedagogut.
Shteti Austriak i ka dhënë nënshtetësinë austriake por kanë rregullin që nuk lejohet dy shtetësia", sqaron Nishani në një postim në rrjetin social Facebook.

Më tej, Nishani thotë se komentet negative mbi këtë fakt lidhen me personin e tij, dhe se ai ndihet krenar për të birin.

"Unë jam shumë krenar për fëmijët e mi pasi vetëm më kanë nderuar dhe kurrë përfituar. 
Turp dhe e papranueshme është ti ushqesh fëmijët me para të vjedhura apo paratë e krimit të organizuar dhe jo kur nderojnë prindërit dhe këdo tjetër që është në nevojë për ndihmë.Kuptohet se qëllimi i kësaj fushate propagande jam unë. Regjimi i narkotrafikut dhe avoketërit e tij duket se paskan frikë prej aktivitetit tim qytetar. Kjo më kënaq në fakt", shkruan Nishani.

Djali i ish-presidentit ka hequr dorë nga shtetësia më 18 mars, në dekretin e publikuar në fletoren zyrtare, numër 36 të këtij viti.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beno: 29/03/2019 08:02

    Mir do ishte te ikje ti më mir do na beje nder

    Përgjigju
  • Shigjeta: 27/03/2019 22:35

    Nuk I pelqe Shqiperia cunit te babes, se ashtu e ka katandis I jati & co

    Përgjigju
  • Parrucjani: 27/03/2019 11:05

    Po ti si ish president, nuk duhet ta lejoje. Me cfare moralit del e ben komente per situaten politike dhe sociale ne SHqiperi,qofshin dhe te verteta, kur sje I zoti te punosh me familje tende. I paskan afruar nenshtesin, ata si kan ven kusht ta pranoj me zor.

    Përgjigju
  • Eddy: 26/03/2019 22:34

    Gjithkush bën zgjedhjet e veta.... Por I biri I një presidenti o ish presidenti nga ana morale nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

    Përgjigju
    • Ern: 27/03/2019 09:50

      Fatkeqesisht morali i politikaneve dhe familjareve te tyre ka vdekur prej kohesh ne Shqiperi. Ktu behet fjale vetem te shpetoje kush te mundet.

    • Erik: 27/03/2019 07:41

      Plotesisht dakord me mendimin tuaj.

  • Mato: 26/03/2019 21:29

    hahaahahaahh ky paska qene fiks presidenti duhur kte meritojne shqiptaret kjo ska asnje dyshim.Si thot esht regull ne austri ?hahaahhahaah.Po te jesh femi fshesaxhiu room edhe hajde pranohet edhe pse ata jane me shqiptare se kto pislliqet si nishani me te birin.Po femija i nje presidenti shqiptar nenkupton krenarine per origjinen shtetesine si mund te shkele mbi shtetesine shqiptare nje krimb si ky i nishanit ?Prap kjo eshte mese normale ne nje albanistan.

    Përgjigju
  • Akili: 26/03/2019 21:02

    Sa mire ja bejne ketij populli keta te gjithe, nga me alabaku deputet deri tek me i arsimuari ne krye te shtetit. Keta o njerez ju vjedhin diten dhe ju qeshin naten. Kam vetem nje pyetje per kete palo status te ish presidentit qe si vjen zorr nga vetja per veprimin e te birit. Harron qe ka qene president, me kryesorja. Ku i gjeti eurot i biri qe u shkollua ne Austri? Vetem te jetosh ne ate vend, duhen min 2000 euro ne muaj. Kjo pyetje eshte retorike, se kuptohet. Babai ka perfituar sa duhet kur ka qene ne pusbtet. Kaq

    Përgjigju
  • Duli: 26/03/2019 20:17

    Po ky kapteri me cfare parash e coi te birin me studime se mjekesia eshte nje dege qe vite studimi i ka sa te duash. Dihen rrogat shqiptare dhe me rroge nuk cohen femijet me studime jashte.

    Përgjigju
  • vis: 26/03/2019 19:27

    TURP dhe vetem TURP nga keta pushtetare si te majte si te djathte,..TURP dhe per zotrote,TURP dhe per ata qi te vune aty,

    Përgjigju
  • F. SUMA: 26/03/2019 18:31

    Presidenti Nishani, ishte shembull i njeriut dhe qytetarit të kulturuar dhe shumë të diciplinuar. Dallon nga shumë të tjerë për moralin njerëzor dhe jashtë bandave e grupeve të interesit banditesk. Shqipëria ishte krenare me të si kryetar i shkëlqyer dhe shumë i dashur për shqiptarët. Jetë e shëndet kryetarit dhe djalit të tij me mbarë familjen e suksese në fushën e mjekësisë. Një familje komplet e arsimuar mirë dhe shumë modeste e pa shoqëruar kurrë nga mendjemadhësia që shumë shqiptarë vuajnë nga kjo sëmundëje.

    Përgjigju
    • @SUMËS: 26/03/2019 21:36

      SUMA e disiplinuar # diciplinuar, sa të kemi njerëz me formim akademik si ty mire do jemi..

  • Sportisti: 26/03/2019 18:14

    Të gjithë shqiptarët rrinë në majë të mullarit e nuk kish si ndodhte ndryshe edhe djali i ketij ndër më të shkërdhqyerit....me lekët e babit pra të shqiptarëve....boll me këto injoranca ke paguar avokat për të marrë shtetësinë e mjaft me lloqe kavaje....se latë nam genjeni veten e mendoni se gënjeni edhe të tjerët! Hiqjani edhe këtij shtetësinë e lëreni pa shtetësi fare se kështu e meritojnë! Lum si unë që jam shqiptar!

    Përgjigju
  • Fredi: 26/03/2019 18:01

    Mund të rrijë në Austri edhe me permanent austriak dhe të votojë si qytetar i Austrisë pa qënë nevojë të leri shtetësinë shqiptare. Lenia e shtetesisê shqiptare tregon kompleks inferioriteti. Pasaporta austriake nuk të bën austriak pa qene ne gen i tillë. Njerëzit qe braktisin shtetesitë e tyre, nuk shikohen me sy të mirë nga shoqëritë ku ata jetojnë!

    Përgjigju
    • Genti: 29/03/2019 08:06

      Fredi

    • Fredi: 27/03/2019 17:35

      O injorantë të prapambetur!

    • sa nuk thithke o Fredi: 27/03/2019 09:48

      Sa i kompleksum qeke ti daku. Se do i kerkojne pasaporten austriaket, aman na thuaj a e ke, a s'e ke nenshtetesine shqiptare. Ktu s'behet fjale per ca do mendoje bota, o trangull! Ktu behet fjale se djali ish presidentit te shtetit nga ana morale s'duhet ta beje kete. Per te mos folur pastaj qe mund te behet fjale per te fshehur milionat qe kane vjedhur.

    • @fredi lëtyra: 26/03/2019 18:56

      Ik O pirdhu legen na tregon që kush merr nënshtetësinë e një vendi tjetër nuk shihet me sy të mirë, thuaj qe nuk i takonte djalit të një ish presidenti po.

  • Sifi: 26/03/2019 17:44

    Turp qe ke qene mender president i Shqiperise dhe nje nga me anti simbolet e bashkimit kombetar . Komplet servil i Saliut . Si mund te imagjinish qe i buri i ush presidentit len nenshtetesine shqiptare . Eshte e kot te nerresh me kete njeri

    Përgjigju
    • Lika: 26/03/2019 18:53

      Me gjyqtaret qe ke emeruar ti vuan populli Ti merrje mijera euro per nje gjyqtar qe gradoje o mustaqe mi Zoti do ju ndeshkoje

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë

Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë