Nisin punimet në nyjen e Milotit, Gjiknuri: Punimet përfundojnë për 15 muaj

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka garantuar përfundimin e punimeve në nyjen e Milotit. Ndërsa ishte në kantier, ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri u shpreh se nyja do të bëhet funksionale për kalimin e mjeteve benda muajit gusht, ndërsa përfundimi i plotë i punimeve do të kërkojë një afat kohor prej 15 muajsh. Për këtë projekt qeveria shqiptare ka akorduar 1.6 mld lekë.

Edhe gjatë kësaj vere, gjithë pushuesit do ta ndjejnë diferencën e madhe që do të ketë lehtësimi i trafikut pikërisht në këtë nyje. Kjo është një nga ato veprat e tjera të rëndësishme që ne jemi duke hapur. Këtu do të jetë edhe lidhja me autostradën nga Miloti deri në Balldren. Pra, po të shikoni pjesa tjetër për nga veriu, një aks me të gjitha parametrat e nevojshme dhe që është pjesë e programit të rindërtimit të infrastrukturës në katër vitet e ardhshme në Shqipëri.

Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës

 

Për mbylljen e këtij projekti janë akorduar nga qeveria 1.6 mld lekë, bëri të ditur drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro.

Jemi në nyjen e Milotit. Ka pak ditë që është lidhur kontrata për përfundimin e punimeve të ngelura dhe plotësimin me rrugë dytësore për gjithë nyjen e Milotit. Është një vepër që ka shumë vite që ka filluar, kishin ngelur punimet të pabëra. Kjo nyje nuk mund të futej në shfrytëzim nëse nuk bëhej ky projekt i ri dhe kjo garë e re. E kemi nisur punën dhe përfundimisht brenda 15 muajve kjo nyje do të përfundojë me të gjitha zgjidhjet e plota teknike. Do të bëhen rrotull me 9 kilometra rrugë në gjithë zonën që është përreth nyjes dhe gjithë komunitetet e bizneset do të kenë akses të plotë kalimi në përputhje me të gjitha rregullat  dhe normat e qarkullimit rrugor. Ndërkohë që përfundimisht kjo nyje do të jetë funksionale dhe me elementët e sigurisë rrugore siç duhet.

Afrim Qendro, Kreu i ARRSH

Nyja e Milotit është strategjike për trafikun pasi lidh Rrugën e Kombit me aksin që shkon nga Tirana drejt Shkodrës. Ministri Gjiknuri nënvizoi se po i jepet zgjidhje një problemi që ka filluar që në vitin 2011.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë