Pas akordimit të fondit prej 46 milionë lekësh për shpronësimin e tre banesave, ka nisur puna për shembjen e tyre me qëllim zbulimin e plotë të arenës së amfiteatrit antik të qytetit të Durrësit.
.Ministria e Kulturës në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit kanë mundësuar dëmshpërblimin e banorëve që jetojnë mbi amfiteatër për t'i krijuar mundësi gërmimeve të mëtejshme për zbulimin e plotë të tij.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako panë nga afër punën për arenen e amfiteatrit që është e ndarë në dy faza.
"Avancuam në një fazë të rëndësishme të amfiteatrit, për të cilin kishte kohë që flitej, por vite që nuk bëhej gjë, sepse duhej një vullnet i madh për ta çliruar amfiteatri nga ndërtesa që ndodhen brenda në arenë. Përdorim mjete manuale për të qenë të kujdesshëm në çdo hap që bëjmë", tha Kumbaro.
Banesat e ndërtuara dekada më pare mbi arenën e amfiteatrit antik, prej vitesh ishin bere pengese per zbulimin e plote te tij.
Me largimin e tyre, arena e amfiteatrit do të hapet plotesisht, duke u kthyer ndër sitet me atraktive për t'u vizituar
Bashkia e Durrësit ka në vizionin e saj zbulimin e plotë të amfiteatrit,këtij aseti kaq të rëndësishëm të qytetit të Durrësit si dhe transformimin e të gjitha objekteve arkeologjike në burime për zhvillimin ekonomik të qytetit.
Gjithçka do të kryhet në mënyrë të kujdesshme, që të mos ketë asnjë lloj dëmtimi, për zonën arkeologjike./atsh/
/Shqiptarja.com