Nisma e BE-SHBA: Kushtet deri në 30 qershor, nga 1 korriku negociatat, Meta dhe Berisha jashtë

Nisma e BE-SHBA: Kushtet deri në 30 qershor, nga 1 korriku negociatat, Meta dhe Berisha jashtë

Java e fundit para zgjedhjeve të 30 qershorit, ka nisur intensive për komunitetin ndërkombëtar në Tiranë. Gjithçka duket se është stimuluar nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor, i cili ka legjitimuar pavflefshmërinë absolute të dekretit të Metës, me një vendim unanim pesë me zero. Menjëherë ka reaguar Italia, e cila në një deklaratë të ministrit të jashtëm kërkon largimin nga aktet e dhunshme për të siguruar një proces zgjedhor (në 30 qershor) të rregullt dhe të monitoruar nga ndërkombëtarët.

Pra është një konfirmim që tashmë faktori ndërkombëtar u unifikua me pozicionin e Partisë Socialiste për sa i përket datës 30 qershor. Ditën e dielë do votohet dhe pikë.

Por duket se orët e pasdites së të hënës dhe mëngjesi i të martës do jenë intensive. Ambasadori e Be në Tiranë, Luigi Soreca, ka qenë shumë aktiv duke insistuar për ta përgatitur një plan për “pas 30 qershorit”. Sipas burimeve të Shqiptarja.com sot Soreca ka takuar Edi Ramën dhe nesër do takohet me Lulzim Bashën. 

Sipas faqes web Realstory.al në Tiranë ndodhet zonja Mattuela, shefja e zyrës për Shqipërinë dhe Bosnjën në Komisionin Europian në Bruksel. Mesa duket Bashkimi Europian ka marrë përsipër një nisëm të rëndësishme. Nisma, duket ka mbështetjen e OSBE dhe të Kuintit, pra edhe të Gjermanisë, Britanisë dhe Italisë. Të gjithë këta përfaqësues pritet të mblidhen mëngjesin e të martës në selinë e OSBE në Tiranë.

Sipas burimeve te Shqiptarja.com pozicioni i BE ka gjetur mbështetje edhe nga SHBA. Një pikë kyçe e pozicionit të ndërkombëtarëve, pra BE dhe SHBA, është që presidenti Ilir Meta ka qenë shkaktar kryesor i përshkallëzimit të krizës të regjistruar pas cdekretimit të 30 qershorit. Një tjetër fajtor sipas diplomatëve të huaj është ish-presidenti Sali Berisha që ka vepruar prapa kuintave në dakordësi me Metën, për të acaruar krizën dhe për të penguar Reformën në Drejtësi. 

“Vendi ka nevojë për Partinë Demokratike, por jo detyrimisht për figura ekstremiste që në vend që ta qetësojë situatën, ushqejnë tensionet”

Realstory.al pa me sy, një komunikim me mesazhe dhe me email, ku përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara kanë vendosur disa kushte të padiskutueshme nga sot, e deri në 1 korrik:

Asnjë akt (asnjë) dhune, nuk do të tolerohet deri në 1 korrik. Ndryshe partitë që i marrin përsipër do të futen në listën e organizatave të dhunshme për Shtetet e Bashkuara.

Të respektohen vendimet e institucioneve dhe të sigurohet një proces i qetë zgjedhor.

Të nxitohet puna për ngritjen sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese

Të ngrihet SPAK dhe BKH.

Si raporton Top Channel ligji amerikan për organizatat e dhunshme, të cilat radhiten një shkallë më poshtë se organizatat terroriste, është shumë i ashpër.

Ai prek të gjithë drejtuesit dhe anëtarët e organizatës, të cilëve u konfiskohen asetet, u bllokohen kostot bankare, u sekuestrohet çdo transaksion i mundshëm në dollarë apo pasuri të patundshme.

Por jo vetëm kaq. U kufizohet edhe lëvizja në vendet me të cilat SHBA-të kanë marrëveshje për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Ky ligj amerikan është veçanërisht specifik për të gjithë anëtarët e këtyre organizatave që kanë pasur poste publike apo kanë aktivitet biznesi.

Ky mesazh i Ëashingtonit përcjell si një telegram urgjent, Bashës dhe Kryemadhit nga Daniel Koski, nuk u pohua apo mohua nga përfaqësia diplomatike amerikane në rrugën e Elbasanit.

Efekti këtij paralajmërimi u reflektua menjëherë, në protestën e të premtes ku nuk u hodh as edhe një kapsollë e vetme.

Burime te besueshme për shqiptarja.com konfirmojnë se nisma e BE përveçse tek SHBA, ka gjetur konsensus edhe nga kryeministri Edi Rama. “Jemi të ndërgjeshëm që dicka ka ndodhur, por cdo reagim mund të vijë nga ana jonë vetëm pas 1 Korrikut. Përpara zgjedhjeve të 30 qershorit, pastaj flasim” u shpreh një burim politik për shqiptarja.com.

Edhe nga takimet e të hënës, edhe nga pritshmëritë e të martës, duket e qartë se kjo nismë e re ndërkombëtarëve, pas vendimit të Kolegjit, tenton t’i paraprijë çdo lëvizjeje të papritur të presidentit, duke e përjashtuar atë nga faktorët me të cilët do flitet për të gjetur një marrëveshje pas 30 qershorit. 

Çka del nga kjo përpjekje për një negociatë pas 30 qershorit, është se tashmë PD dhe LSI duhet të pranojnë realitetin e ri, që në shumicë e krijuan vetë, ose ndryshe lidershipi dhe organizatat që përfaqësojnë rrezikojnë shumë më tepër sesa mendohet. Dhe me Bashën të pandehur në një çështje delikate, pranimi i një negociate pas 30 qershorit ,është një mundësi ekstra besimi që ndërkombëtarët i japin atij sërish, por të rrethuar nga shumë kushte.

Nëse Basha do të bjerë dakord – sigurisht jo publikisht, pasi do t’i duhet qoftë për retorikë të mos pranojë 30 qershorin, derisa ai të ndodhe – atëherë në korrik, në Shqipëri, po shihet mundësia e dërgimit të një Të Dërguari të Posaçëm, me gjasë emërtesë e OSBE, që të negociojë një dialog afatmesëm për çështjet e reformës elektorale në mënyrë që të adresojë shqetësimet e opozitës. Por kjo do të testojë dhe sinqeritetin e saj: ka hallin e ndershmërisë në votime apo të diçkaje tjetër?

Burimet diplomatike thonë se nuk hyn në shqetësimet e tyre t’i gjejnë përgjigje kësaj dileme. Për ta kriza aktuale mori zgjidhje të hënën. Gjithçka tjetër është në dorë të Bashës. Se çfarë mund t’i ndodhë nëse e refuzon skenarin pas 30 qershorit, mjaft të shohësh se çfarë po i ndodh Presidentit në ikje Meta. Dhe të bindet se në “hallet” e tij me drejtësinë dhe amerikanët (të hënën prokuroria sekuestroi pamjet filmike te dy deklarimeve te tija kontradiktore për çështjen e financimit nga Rusia), një refuzim kokëfortë edhe pas 30 qershorit, do të përbënte edhe për të, ashtu si për Ilir Metën pas “njoftimit” të tij të 8 qershorit, një biletë pa kthim.

Realstory.al/ Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veraa: 26/06/2019 08:05

    Po çfar politikanësh kemi që po mos të jenë ndërkombëtarët këta na çojnë luftë mjaft të mos upreket interesi i tyre.Me ç'fytyrë dalin përpara politikanëve Europïan,Shba. epara botës.sa poshtë

    Përgjigju
  • Dona: 25/06/2019 08:35

    Kjo klase politike duhet te ike nje ore e me pare, ti lere te qete shqiptaret ne punen dhe hallin e tyre. Te mos i shohe me gjate gjithe jetes se e shkaterruan kete popull per 30 vjet. U bene me keq se E.Hoxha.

    Përgjigju
  • askuni: 24/06/2019 22:15

    Me qendrimin qe po mbajne nderkombetaret -ne qofte se jane te verteta sic i shkruani ju- ata nuk duan nje Shqiperi si gjithe Evropa por nje Shqiperi si e HOXHES...!

    Përgjigju
    • ShkoDrani: 25/06/2019 03:18

      Nderkombetaret nuk duan nje Shqiperi ne krize pafund, nje Shqiperi me hajdute dhe politikane kodoshe. Shpresoj qe brenda javes se pare te korrikut te filloje puna per nje reformim te plote te sistemit zgjedhor dhe te caktohet nje date e re per zgjedhje te parakoheshme lokale, brenda 2019.

  • redi: 24/06/2019 20:12

    Nderkombetaret kerkojne nje Shqiperi tjeter, me drejte dhe me progresiste .Mos ka ardhur koha qe kjo klase politike te hap krahun dhe te pergjigjet per zullumet e se kaluares ?

    Përgjigju
  • Opozita e vertet: 24/06/2019 19:23

    Lulzim Basha po ke burre qendroj fjales tende deri ne fund qe nuk do ket kthim pas. Mos e trego veten si nje Bipolar qe ndron mendje cdo dy sekonda duke mar vendime ne kundershtim me cfar thuan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja