Në kuadër të programit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ofrimin e shërbimit të plotë okulistik, të moshuarit e Qendrës Polivalente të Poliçanit përfituan vizita të specializuara dhe syze falas.
Rreth 40 të moshuar në Qendrën e Poliçanit përfituan këtë shërbim, mes tyre edhe çifti i të moshuarve nga Korça, i cili pak kohë më parë u braktis nga fëmijët.
Në fillim të muajit Korrik, kjo nismë e Ministres Manastirliu filloi në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, ku 50 të moshuar kryen vizitat e specializuara dhe u pajisën me syze falas, sipas nevojës. Më pas, nisma vijoi në të gjithë institucionet rezidenciale për të moshuarit, në Kavajë, Fier, Gjirokastër, Shkodër, për t’u përmbyllur në Poliçan.
Në total rreth 251 të moshuar kanë përfituar falas këtë shërbim të nevojshëm.
(Vizita e të moshurave)
Rritja pensionin e mos bëni show me njerëzit më në nevojë e më të brishtë se latë nam. As 3000 euro nuk kanë kushtuar të gjitha, pastaj nëse ua ke dhënë pse duhet të bëjë lajm. Është detyrë për këto shtresa. Jepu 350.000 -400.000 pension se kanë më shumë dinjitet jo ndihma se nuk të mban mielli hua apo i dhuruar. TË MJERËT... tingëllon shumë aktuale e jo për të moshuarit por për ju që i "drejtoni".
Përgjigju