Zhvillohet Balloja e Bamirësisë nga ikona të modës, me në krye si mikpritës aktorin e famshëm Samuel L. Jackson. Eventi është organizuar nga “One For The Boys”, një fondacion bamirësie që kujdeset për t’u siguruar meshkujve informacionin e nevojshëm për të kuptuar dhe për t’u mbrojtur nga sëmundja e kancerit.
Ky event u mbajt në Muzeumin Historik të Natyrës dhe e konceptuar si një shfaqje mode u nderua me prezencën e yjeve të kinematografisë, si aktori i “The Hobbit” Luke Evans, nga aktori Simon Pegg i “Star Trek” dhe nga aktorja e “The Wolf of Wall Street” Margot Robbie.
Mikpritësi i eventit, Jackson, u shpreh se ai e mbështeste këtë akt bamirësie pasi meshkujt kanë tendencën për të injoruar dhe kaluar dhimbjen apo shenjat e para të kancerit pa ju kushtuar shumë rëndësi.
Ai tha gjithashtu se ka më tepër femra të diagnostifikuara me kancer pasi ato janë të vetëdijshme për rrezikun dhe vizitohen, flasin me njëra-tjetrën për shenjat, pasojat dhe gjithçka, ndërsa meshkujt nuk e bëjnë një gjë të tilla. Ndaj është shumë e rëndësishme që të bëhet sensibilizimi për mbrojtjen e tyre nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.
Pjesëmarrësit në ballo ecën në tapetin e kuq me veshje të Aspre, Fendit dhe Giorgio Armanit.
Jackson është një ikonë mode më vete me të gjithë garderobën nga filmat e tij më të famshëm të stiluara posaçërisht për të, të cilat ai i ka ruajtur me shumë fanatizëm.
Gjithashtu dhe Margot Robbie që mori pjesë në event tha se ajo ishte e lumtur që po jepte mbështetjen e saj për këtë kauzë dhe e pyetur nga gazetarët mbi rolin që do të ketë në ribërjen e filmit “Tarzan” u shpreh se nuk dëshironte të tregonte shumë detaje por sipas saj do të jetë një film aksion dhe aventurë e miksuar me historinë e dashurisë të njohur për të gjithë.
Në ballo mori pjesë dhe biznesmeni Nick Candy, i cili ishte më drejtpërdrejt i prekur nga kjo fushatë bamirësie pasi babai i tij kishte ndërruar jetë vetëm pak kohë më parë i diagnostikuar me kancer në momentin e fundit, pasi kurrë më parë nuk kishte bërë një kontroll të plotë shëndetësor.
Për shkak të kësaj neglizhence ai u bën thirrje të gjithë meshkujve të kontrollohen më shpesh dhe të jenë më të kujdesshëm ndaj shëndetit të tyre. Eventi i bamirësisë zhvilloi gjithashtu dhe një ankand për të mbledhur para për fondacionin e bamirësisë dhe do të zhvillojë një fushatë në shumë vende të botës duke filluar nga muaji qershor deri në nëntor të 2014-tës.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com