Në mediat sociale ka pak kohë që qarkullon kjo video e cila është pjesë e filmit të ri “Star Wars” që pritet të dalë së shpejti, dhe realizimi i saj ndonëse nuk është real është konsideruar fantastik. 

Në imazhe tregohet një fragment që zhvillohet në tokë duke zbuluar se do të ketë xhirime që do të zhvillohen në tokë në episodin e ri të filmit. Pamjet tregojnë aeroportin e Frankfurtit në Gjermani dhe video është bërë publike nga një fans i filmit Frank Wundwrlich, i cili ka deklaruar se e kishte filmuar videon rastësisht ndërsa kthehej nga një udhëtim i tij.

Në mesazhin shoqërues të videos Frank shkruante se skena dukej kaq reale dhe ai për një moment do ta kishte besuar po të mos dinte diçka më shumë mbi zhvillimin e skenave të filmit “Star Wars”. 

Ajo çka e bën të veçantë këtë video është fakti se nëpërmjet këtyre pamjeve fantastike mund të lëmë të lirë imagjinatën për të kuptuar sesi mund të jetë e ardhmja e afërt apo e largët e jetës në tokë, me teknologji të avancuar dhe robotë të këtyre përmasave.