Një 'BMW X5' plot me drogë
policia e sekuestron në Vlorë

Një 'BMW X5' plot me drogë<br />policia e sekuestron në Vlorë
“Shëtitja” e një BMW X5 në qytetin e Vlorës ndërpritet nga policia që zbuloi gjatë kontrollit në automjet pako të tëra me drogë. Mbrëmjen e së martës policia e Vlorës u vu në ndjekje të një automjeti të dyshimtë që qarkullonte në qytet. Drejtuesi i mjetit pasi pikasi policinë, braktisi mjetin luksoz, duke lënë pas dhe ngarkesën e madhe në të. Nga kontrolli i zbulua 215 kg drogë e llojit kanabis sativa brenda automjetit BMW X5.

Pas disa informacioneve të siguruara në rrugë operative se mjeti po transportonte drogë, policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i mjetit kur ka parë se po ndiqej nga policia ka rritur shpejtësinë dhe në një rrugë rurale pranë fshatit Sherisht ka braktisur automjetin dhe është larguar në drejtim të paditur.

Droga e gjetur në mjetin BMW X5 ishte mbështjellë  në 13 pako të mëdha të mbështjella me letër natriban me peshë totale prej 215 kilogramë lëndë narkotike.
 
Autori është shpallur në kërkim dhe për arsye hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij. Policia po punon për kapjen e tij si dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Policia po punon për zbulimin e adresës së drogës dhe origjinës.

x5 bmw

bmwx5

bmwx5

bmwx5
( Sasia e kanabisit të sekuestruar nga policia Vlorë )


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar