Këngëtarja dhe modelja e famshme Afërdita Dreshaj ka ndarë me fansat në rrjetet sociale fotot në momentin kur njeriu i saj i zemrës i ka bërë propozimin për martesë. Hokeisti çek Jakup Kindl ka zgjedhur  tarracën e një hoteli luksoz në Pragë për ta bërë sa më romantik këtë moment. Një natë magjike e quan këngëtarja atë të 21 dhjetorit.

Lajmi është përhapur shpejt dhe Afërdita ka marrë urime të përzemërta nga miq e kolegë të tjerë të famshëm.Vesa Luma, Aurela Hoxha, Klodiana Shala, Dorina Gegiçi e të tjerë personazhë të botës së Show Biz e kanë uruar Afërditën me komente e urime në postimin e saj.

Duke e uruar çiftin ne mezi po presim të shohim dasmën e cila me siguri do të jetë po aq speciale sa dhe ky propozim.

 

Redaksia Online
A.K/Shqiptarja.com