/ATSH/- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë në atelienë e restaurimit "Trojet Etnografike". Kumbaro e ka cilësuar një ditë plot ide dhe sugjerime me koleksionisten e apasionuar të kostumeve etnografike, Linda Spahiu.
"Një pasdite në ''Trojet Etnografike'', që kanë arritur krijimin e Koleksionit Etnografik dhe Arkivës Etnografike me objekte që u përkasin periudhave historike të shekullit 18-19 dhe gjysmës së parë të shekullit 20, punë e viteve 2004 - 2015 e në vazhdim", është shprehur ministrja. Ky koleksion përmbledh sot rreth 2000 artifakte të kostumeve etnografike nga të gjitha rajonet e Shqipërisë.
Ministria e Kulturës është duke hartuar ligjin e ri për trashëgiminë, ku një hapësirë e rëndësishme e tij do t'u kushtohet koleksioneve dhe objekteve të artit. "Çështjet që janë akumuluar apo shfaqur në 20 e ca vjet evolucion të vendit nuk mund të gjejnë zgjidhje brenda pak muajsh.por Ministria e Kulturës ka vullnetin dhe dëshirën për të kuptuar se është momenti i duhur për të diskutuar me koleksionistet privatë, në përgatitjet për ligjin e ri për trashëgiminë", thuhet në njoftimin zyrtar.
Me profesionin e pediatres, Linda mban mbi supe, shumë vite punë të palodhur në shërbim të nënave dhe fëmijëve në komuna dhe qytete të ndryshme të vendit.
Ka qenë pikërisht profesioni i pediatres që i ka dhënë mundësinë të zbulojë dhe të mbledhë veshje, kostume, mbulesa, qilima, objekte nga më të ndryshmet, me vlera të paçmuara historike, etnografike, kulturore, nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
Linda është shprehur vazhdimisht se "mendimtaria e një kombi e ka fillesën te zejtaria, prandaj njohja dhe përcjellja e vlerave të etnografisë tek të rinjtë është me rëndësi të veçantë".
Me pasionin për të strehuar në një ode këto vlera shqiptare, Linda Spahiu ka ngritur edhe Muzeun Privat Etnografik Trojet me kostume kombëtare nga të gjitha krahinat shqiptare, një punë e saj shumëvjeçare në zbulimin dhe mbledhjen e pasurisë etnografike kombëtare.
Atelia e saj i ka të gjitha që nga jelekë, këmisha, veshje burrash dhe grash, çanta dore etj., të gjitha të punuara me fije ari, argjendi, mëndafshi ose filigramë; objekte disa dhjetra dhe qindravjeçare me simbole të shumta nga kultura të ndryshme që janë kryqëzuar në trojet shqiptare.
Lidhur me krijimtarinë e qëndistareve shqiptare dhe simbolet e përdorura nga ato, studiuesja e kostumografisë ka vënë në dukje se shpesh ato i duken më të talentuara se vetë stilistët botërorë, të cilët në ndonjë vepër të tyren duket sikur "kanë vjedhur" Ballkanin.
Për Lindën, kostumi që përfaqëson më së shumti kulturën dhe mendësinë shqiptare, është xhubleta, që e konsideron "një krenari kombëtare e nivelit të epërm, pa dyshim".
Etnologia Spahiuapelon që veshjet popullore duhet të ruajtnë origjinalitetin e pasi janë shprehje e qartë e identitetit shqiptar ndërsa vazhdon me përkushtim dhe fanatizëm të koleksionojë sende etnografike me vlerë.
/Shqiptarja.com