Një ditë para protestës, ambasadori i Britanisë zbarkon në zyrën e Bashës

Një ditë para protestës, ambasadori i Britanisë zbarkon në zyrën e Bashës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman paraditen e sotme zhvilloi një takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Takimi nisi në orën 11:00 dhe zgjati 50 miunta ndërsa referuar aktualitetit politik në qendër të bisedës ishte situata dhe protesta e nesërme që është paralajmëruar nga opozita.

Nesër do të jetë protesta e nëntë kombëtare e opozitës para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë Rama. Situata është tensionuar pas daljes së përgjimeve të reja nga BILD dhe sulmit të bashkitë që drejtohen nga u kanë bërë KZAZ-ve.

Tre ditë përpara protestës (në datë 18 qershor) Ambasada Amerikane u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin zonat në të cilën do të zhvillohet tubimi i PD-LSI.

Ndryshe nga herët e tjera, ky paralajmërim erdhi jo pak orë përpara se të nisë protesta, ku theksohet se duke qenë se ka pasur dhunë në të kaluarën dhe faktin që nuk dihet kohëzgjatja e saj, qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend