Një ditë pas arrestimit të Gjuriç, Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë

Një ditë pas arrestimit të Gjuriç, Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë

Kryeministri Haradinaj gjatë një mbledhje

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thirrur për sot në orën 13:00 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, një ditë pas arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç i cili të hënën kaloi ilegalisht kufirin dhe hyri në Mitrovicë.

Ky zhvillim tensionoi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mblodhi menjëherë Këshillin e Sigurisë dhe dënoi arrestimin e Gjuriç nga Forcat Speciale të Kosovës, "ROSU" duke e cilësuar këtë si një moment i cili nuk i shërben dialogut mes dy vendeve dhe paqes në rajon. 

Sipas njoftimit nga qeveria, Këshilli i Sigurisë do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga kryeministri, presidenti, drejtori i policisë, komandanti i FSK-së dhe ministri i Punëve të Brendshme. Hera e fundit që u mbajt një takim i tillë ishte pas vrasjes së liderit të serbëve të veriut Oliver Ivanoviç më 16 janar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës