Një ditë pas dorëheqjeve masive, ‘i vihet kyçi’ PD-së së Korçës! Qytetarët: Shkak Basha, vetëm gishtat ngre lart dhe asgjë

TIRANË- Një ditë pas dorëheqjes së kryetarit, Andrea Mano, sekretarit të Përgjithshëm Devis Osmani dhe 13 anëtareve të kryesisë, PD-së së Korçës i “është vënë kyçi”.

Report Tv sjell pamjet, një ditës pas deklaratës së bujshme të Manos se Basha e ka kthyer PD në parti klienteliste, ndërsa hodhi edhe akuza ndaj drejtuesit të fushatës në Korçës, Edmond Spaho. Anëtarët e mbetur në këtë degë lokale nuk janë paraqitur, siç shihet në pamjet dera kryesore e selisë është e mbyllur...Për mikrofonin për Report T, qytetarët bëjnë fajtor Lulzim Bashën.

“Basha është arsyeja e kësaj dorëheqje masive, e dhimbshme për Korçën. Ka humbur shumë PD e Korçës se Andrea Mano është një figurë e moderuar, ka humbur besimin, nuk ka më besim te Basha. Korça është e traditës ka pasur demokratë që në momentet e para, por vjen një kohë, kur çdo gjë shkon ku duhet, ato e kanë studiuar mirë situatën, e njohin mirë të ardhmen e PD, ka njerëz që janë themelues të partisë dhe janë shkëputur”, tha një qytetar.

“Ai ka të drejtë, e rëndë është të largohet se ka punuar kaq shumë vite”, tha një tjetër.

“Ata mund të diktojnë diçka tjetër, nuk po ecën mbarë PD. Nuk e shoh fort mirë, duhet të kishte punuar më shumë”, tha qytetari.

“Nga mosbindja e popullit që nuk fitoi Basha, ka lidhje me humbjen në zgjedhje”, tha qytetari.

“Kur nuk lëviz PD, nuk bëhet gjë në këtë demokraci, për të gjitha se nuk lëvizin këta kryetarë, Lulzimi sa vjet ka, vetëm gishtat ngre lart dhe asgjë, populli atë pret demokraci reale”, tha qytetari.

Ditën e djeshme ish-Kryetari i degës së PD në Korçë, aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar Andrea Mano, Sekretari i Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarë të Kryesisë kanë dhënë dorëheqjen nga pozicionet drejtuese duke hedhur edhe akuza të forta në drejtim të lidershipit të partisë. Ata thotë se zgjedhin që të japin dorëheqjen pasi kjo PD-ja në drejtimin e Lulzim Bashës është kthyer në një parti klienteliste për interesa të kryetarit, një parti ku mbizotëron arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se premtimet e programit të qeverisë Rama 3 do të realizohen?

Komento

Komente

  • Eri: 28/07/2021 18:17

    Basha nuk ngre vetem dy gishtat lart, por dhe dy kembet. Aq shalengjitur dhe i mefshtë qe eshte Basha, ta harroje PD se mund te vije ne pushtet me Nul Moken, Salianjin, Berishen, Klevis kerriçin, Dumen, Mziun, Paloken, Rulin, Gjanen e bastardet pseudoaleate ketu e 30 vjet si Mediu, Ndoka, Duka, Dule, Idrizi e shume bastarde te tjere hiena. Banda ne pushtet e ka jeten e gjate me keta kullufa qe ka perballe.

    Përgjigju
  • altin: 28/07/2021 16:24

    pse nuk thoni qe nuk ka patur ndonjehere pd te drejte?ne nje parti ku te gjith jane kriminele e te korruptuar dhe qe neper rrethe perfaqesohen nga debila si salianji e mziu mos prisni qe te fitoje se populli nuk eshte budalla ka djem te rinj demokrate( jo ai qorri 4 fenersh qe esht sekretar 9 qe mund ta marin pd e ta cojne ne fitore qe te vije pak ere demokraci ne vend....por kur vet brenda partise vidhen votat cfar pret elektorati? ed rama do ngordhi km se nuk ka kush e mund

    Përgjigju
  • Syri: 28/07/2021 15:48

    Jo ore? Cudi e madhe qe paskan qene hapur deri sot. Se zyrat e PSse kane qe ne 2013 te mbyllura

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Divjakë/ Vret gruan me armë gjahu në banesë dhe më pas veten