'Një ëndërr shumë e bukur, asgjë s'ka mbaruar', Sylvinho i rekordeve: Kemi lojtarë të fortë në fushë dhe stol

'Një ëndërr shumë e bukur, asgjë s'ka mbaruar', Sylvinho i rekordeve: Kemi lojtarë të fortë në fushë dhe stol

Sylvinho gjatë ndeshjes


Kombëtarja shqiptare fitoi 2-0 kundër Bullgarisë në "Air Albania". Miqësorja e zhvilluar pasditen e së martës u vendos nga golat e Qazim Laçit dhe Ernest Muçit.

Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Kombëtares, Sylvinho. Braziliani kërkoi që të tijtë të jenë "me këmbë në tokë", ndërsa shprehu vlerësimin për lojtarët që u futën sot në fushë, teksa kanë kaluar shumicën e minutave në stol gjatë ndeshjeve kualifikuese.

"Mendoj që është një skuadër që jep gjithçka në fushë, nuk ka rëndësi është ndeshje zyrtare apo miqësore, ne japim gjithmonë maksimumin. Për mua të gjithë janë shumë të mirë. Të 23 lojtarët. Do të thotë shumë që Shqipëria ka bërë 5 fitore. Kjo është meritë e të gjithë lojtarëve që kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës.

Nuk ka mbaruar asgjë, kemi bërë diçka fantastike, është meritë e tyre. Daku futet dhe shënon, gjithashtu dhe Muçi me Laçin. Kjo është shenjë që ne kemi lojtarë shumë të fortë si në formacion dhe në stol. Të gjithë lojtarët janë nivel i njëjtë, si në stol ashtu dhe në formacion.

Ne kemi shumë lojtarë që bëjnë tranzicione. Unë e kuptoj që ne duhet të bëjmë më shumë zotërim topi, por kemi lojtarë me karakteristika shumë të forta në fazën e tranzicionit. Një ëndërr shumë e bukur. Jam shumë i kënaqur, për njerëzit, për tifozët, na mbështesin. Kjo na ka ndihmuar shumë. Ne jemi shumë të lumtur, edhe për ata tifozë. Sigurisht që akoma s’ka mbaruar asgjë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë", tha Sylvinho pas ndeshjes.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ 'Samba' nga Kombëtarja, Shqipëria mund 2-0 Bullgarinë dhe fiton pas 73 vitesh


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë