Një 'fidanishte' si La Masia, Flick mund ta fillojë ndeshjen me 11 lojtarë bio te Barcelona

Një 'fidanishte' si La Masia, Flick mund ta fillojë ndeshjen me 11 lojtarë bio te Barcelona

Foto ilustruese

Barcelona vijon të bëjë një punë të mirë me të rinjtë dhe jo më kot "La Masia" është ndër shkollat më të njohura të futbollit në botë. Me emra si Lionel Messi, Xavi, Iniesta, Busquets dhe plot kampionë të mëdhenj, zinxhiri i talenteve nuk ndërpritet dhe për vitet në vijim.

Edhe këtë edicion në ekipin e parë të Barcelonës ka shumë lojtarë të dalë nga La Masia Mediat spanjolle kanë raportuar se në një moment trajneri Hansi Flick shumë lehtë mund të hedhë në fushë 11 futbollistë të dalë nga La Masia në rast se ka probleme me lëndime ose kartonë të futbollistëve të tjerë.

Tanimë emrat si Cubarsi, Balde, Gavi, Fermin, Lamine Yamal e Dani Olmo janë pjesë e formacionit bazë dhe në një moment nga minuta e parë mund të luajnë edhe Pena, Fort, Dominuguez, Casado e Fati.

Formacioni i Barcelonës me futbollistët e dalë nga La Masia.

Pena; Fort, Cubarsi, Dominguez, Balde; Gavi, Casado, Fermin; Yamal, Olmo, Fati.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vizita e parë e një presidenti izraelit në Shqipëri, Spiropali: Miqësia mes vendeve tona është historike dhe ka kaluar përmes provash të forta

Vizita e parë e një presidenti izraelit në Shqipëri, Spiropali: Miqësia mes vendeve tona është historike dhe ka kaluar përmes provash të forta