Një filxhan kafe në mëngjes mund t'ju ndihmojë të humbni peshë

Një filxhan kafe në mëngjes mund t'ju ndihmojë të humbni peshë

Filxhan kafe e zezë

Nutritionistja Sarah Flowers ka lajme të mira për këdo që nuk mund ta fillojë ditën pa kafe. Përveç se ju jep energji për të lëvizur, Flowers pohon se kafeja mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Adhuruesit e kafesë duhet ta pinë këtë pije për ta inkurajuar përqendrimin dhe për ta rritur nivelin e energjisë, por edhe për ta nxitur humbjen e peshës, sepse kafeja e stimulon metabolizmin.

Një filxhan kafe mund të ndihmojë në përshpejtimin e metabolizmit, e stimulon termogjenezën duke ndihmuar në këtë mënyrë në djegien e yndyrave.

Sarah Flowers

Përveç kësaj, kafeja përmban acid klorogjenik i cili e ngadalëson absorbimin e karbohidrateve dhe e zvogëlon yndyrën. Megjithatë, e gjithë kjo nuk do të thotë se ju duhet një litër kafe në ditë, Flowers këshillon të pini kafe në mëngjes, një ose dy filxhanë.Gjithashtu, kafeja e redukton oreksin.

Edhe pse nuk është zëvendësim për ushqim, Flowers thekson se ajo mund ta stimulojë termogjenezën, që do të thotë reduktimin e oreksit dhe reduktimin e përkohshëm të dëshirës për ushqim. Është e rëndësishme të theksohet se humbja e peshës është e lidhur me kafenë e zezë. Mund të shtoni pak qumësht, por kafeja me shumë qumësht dhe sheqer mund të ketë efekt të kundërt.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'