Një herë te vetme, mos e falni Lulzim Bashën

Një herë te vetme, mos e falni Lulzim Bashën

Kreu i Partisë Demokratike ka guxuar që të bëjë provokimin e radhës, por në hallkën më të dobët të zinxhirit të sikleteve të shqiptarëve. I ndodhur përballë akuzave për përfshirjen e tij në hetimet  e UÇK-së, Lulzim Basha i hyri të enjten mbrëma një loje me gjasë për të zhvendosur vëmendjen nga çështja në fjalë, por edhe për të vjedhur audiencën. Problemi është se loja të cilës i ka hyrë është jo vetëm e rrezikshme për të, por edhe sfilitëse për publikun. Përmes disa tabelave të kopsitura nga zyra e tij, pretendenti për kryeministër deklaroi se 414 vdekje nga Covid janë fshehur nga spitalet dhe morgu.

Ky pretendim është i tepërt pasi ai vetë nuk arriti ta vërtetojë me ndonjë dokument. “I djegur” më parë me dëshmi të sponsorizuara, si rasti i Babales, tashmë Basha ka adaptuar stilin e ‘qytetarit dixhital’ të Berishës. Vetëm se ky i fundit e hedh gurin njëherë dhe s’e zgjat më. Ndërsa Basha këmbëngul në budallallëkun e tij deri në fund. Mundësisht derisa e thërret Drejtësia dhe pastaj bën si i sëmurë.

Pandemia është globale dhe e gjithë bota po lufton krahas virusit edhe me lajmet e rreme. Por askund nuk ka ndodhur që një politikan i lartë të ngjallë panik me një dashakeqësi të tillë. Kujt i shërben akuza e Bashës se janë fshehur 414 të vdekur nga Covid përveçse pretendimit të tij se sistemi shëndetësor ka rënë në kolaps? Drejtësia duhet ta marrë seriozisht këtë personazh. Ai nuk është portal nga i cili priten tituj bombastikë, por njeriu që po lufton me çdo gjë për të na drejtuar nesër. Çudi s’i se kishte ndarë këtë zbulim më parë me Ilir Metën, se që të bashkëpunojë me vullnetin e tij me Prokurorinë as që bëhet fjalë. Por të paktën tani pasi e bëri skupin, t’i japë Prokurorisë 414 denoncimet që i kanë mbërritur në celular. Se kështu pretendon, që mund t’i gjejë edhe emrat e të vdekurve.

Po i njëjti kamp politik që pretendon se po fshihen vdekjet, muaj më parë kishte qëndrim krejt të kundërt. Të gjithë i mbajnë mend zërat nga opozita se qeveria po i shton qëllimisht viktimat, pasi sipas tyre, merrte 28 mijë euro nga Bashkimi Evropian për çdo të vdekur nga Covid. Sot jemi në një situatë të re ku personi që ka qenë i veshur me pushtet 15 vite shfaqet si i papërgjegjshëm. Ose në rastin më të mirë nuk e kupton se të fshehësh vdekjet e njerëzve quhet krim dhe dënohet si vrasja. Mbase e peshon me kandarin e PD, që të fshehësh vdekjet është e lehtë si në rastin e Remzi Hoxhës dhe jo vetëm.

Ndaj heshtja e Drejtësisë përballë kësaj akuze do të ishte po aq e zezë sa vetë akuza. Ia arriti qëllimit, nuk ia përmendi njeri sot Kosovën. Por mos ia falni këtë thagmë që lëndon të gjallë e të vdekur.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Neritan: 20/11/2020 21:13

    Ne amerike kishin gjetur nje buf. Mendohet qe e kishte vjedhur Basha dhe e kishte fshehur ne nje peme. U zbulua pas denoncimit te Rames dhe Lleshit. Nese Basha e refuzon, kjo konfirmon edhe njehere qe keto hajdutet trima te UCK ua futi Basha jo Merkel+Rama.

    Përgjigju
  • samiu: 20/11/2020 19:49

    Cilen variant te besojme nga opozita.... Ate qe familjareve qe u vdes i afermi nga nje semundje tjeter dhe u ofrohet NJE MILION leke dhe varrimi e ceremonia falas nga qeveria,ne se deklarojne se i afermi ka vdekur nga Covidi, ....... apo kete tjetren qe jane fshehur 414 te vdekur nga Covidi??????????Jane dy gjera krejt te kunderta qe dalin nga "Kuzhina" e opozites....

    Përgjigju
  • CENI QEROS: 20/11/2020 18:31

    O CENI QEROS O DEBILI I LER O CENI PLER PO ÇFAR LIDHJE KA RAMA KËTU. LYLI KRIMINEL HAJDUT KA GJITH KTO PISLLIQE QË KA BËR APO TË GJITH GËNJEJN VETËM TI E LYLI THONI TË VËRTETËN O CENI QEROS KOMPLET PALLOSH.

    Përgjigju
  • O tej: 20/11/2020 17:45

    Lulqime Bashe eshte ba me e dhi ne te ...e jo me e fal

    Përgjigju
  • ceni: 20/11/2020 17:00

    po ke te falim, Ramen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet