Në mediat online po aludohet për një lidhje mes Eni Koçit dhe futbollistit shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqirit.

Dyshimet për një lidhje mes tyre kanë lindur pasi të dy vazhdimisht i bëjnë like njëri-tjetrit në Instagram. E para që e ka filluar lojën e pëlqimeve ka qenë Eni, por është ndjekur më pas nga Xherdani.

Nuk dihet ende nëse dy personazhet në fjalë do e pranojnë ose mohojnë se ekziston një lidhjes mes tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Shaqiri komentohet për një ldhje të mundshme me një vajzë shqiptare.

E fundit ishte me Ilda Bejlerin, por moderatoja shqiptare e mohoi lidhjen me yllin e futbollit. 

eni koci xherdan
  (Xherdan Shaqiri dhe Eni Koçi)

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com