Një minutë heshtje në nderim të viktimave të 11 shtatorit! Familjarët e viktimave: Të mbahen mend jo si numra apo datë, por si fytyra të njerëzve të zakonshëm

 

Sapo akrepat e orës shënuan 08:45, qyteti i New York ra në heshtje në nderim të viktimave të 11 shtatorit.

Kohë e cila shënonte momentin e parë të përplasjes së aeroplanit të American Airlines me Kullën Veriore, 20 vite më parë. Ndërkohë që minuta të tjera heshtje do të mbahen edhe në orën 9:03 a.m, 9:37 a.m. dhe 9:59 a.m

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Presidenti Biden dhe zonja e Parë Jill Biden, të cilët u shoqëruan në ceremoni edhe nga ish presidentët  Barack Obama dhe Bill Clinton. Të gjithë së bashku ishin në Manhatan Memoriali Kombëtar për 11 Shtatorin.

Anëtarët e familjeve të viktimave tani po lexojnë me zë të lartë emrat e të dashurve të tyre. Është një moment shumë i fuqishëm dhe disa e kanë të vështirë të mbajnë veten.Mike Low, i cili humbi vajzën e tij Sarën në 11 Shtator, prezantoi leximin.
Duke folur ngadalë, solemnisht, ai falënderoi ata që e ndihmuan atë dhe familjen e tij, të cilët "iu gjenden pranë në ditët më të errëta". Ai bëri thirrje sërish që historia e 11 Shtatorit të mbahet mend, "jo si numra apo datë, por fytyra të njerëzve të zakonshëm". Pas ceremonisë Biden do të drejtohet drejt Biden Queens para se të drejtohet për në Shanksville, Pennsylvania.


Lajmi kryesor:

20 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA! Rama: Ditë kujtese në botën demokratike për vlerat e lirisë! Basha: Krah SHBA në luftën kundër terrorizmit, Kim: S'harrojmë viktimat, kujtojmë aleatët si Shqipëria


/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Ballkoni i fundit anti-amerikan', Haklaj në 'Studio Live': Rithemelimi nuk ka kauzë, i servilosen Berishës për të dalë deputet

'Ballkoni i fundit anti-amerikan', Haklaj në 'Studio Live': Rithemelimi nuk ka kauzë, i servilosen Berishës për të dalë deputet