Gjeli i detit, simbol i tryezave në natën e ndërrimit të viteve, mbetet një nga produktet më të kërkuara. Gëzim Xhafa nga fshati Karreç i Maminasit tregon se porositë kanë nisur herët për këtë vit. Çmimi do të jetë njësoj si vjet, 1000 lekë/kg.
“Gjithë jetën jam marrë me blegtori. Aktualisht kam 160 gjela dhe pula deti. Bëj stërvitje me këtë punë, s’kam asnjë sëmundje, deri tani jam në gjendje të mirë. I kam të shitur dhe kismet pres të dalë mirë sivjet. Edhe vjet mirë dolëm, por shita një pjesë pas vitit të ri më lirë. Gjeli vjen 10 kg, bën 100 mijë lekë të vjetra.”, tregon 63 vjeçari për emisionin “Një nga ne”.
Sipas tij gjeli është një shpend që ka leverdi, por edhe të papritura.
“Është shpend i butë, i mirë, por sëmundja të nxin jetën se ta lë pushkën në faqe. Duhet t’ia bësh ilaçet, vaksinat me kujdes. Kanë leverdi, për 4-5 muaj që i mbaj. Deri ku të më lërë takati do ta vazhdoj.”, përfundon fermeri.
Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 13:00 në ekranin e Report Tv.
Komente












KY I BLEN ME 2 EURO NE GREQI DHE I SHET ME 10 E 15 I FUT DHE NJE REKLAME VIT PER VIT DHE BLEJNE DELET PULA E GJELA.......
Përgjigju/Edhe vjet mire doli,por i shiti nje pjese me zbritje pas vitit te ri/-thote! Ketu tek ne, nje rose e majme, e therrur dhe e pastruar shitet 20 $/lb,gjeli i detit shitet i therrur,i pastruar 1.99 $/lb.Ato puplat e glasat e kthetrat qe ju i fusni te cmimi i peshes se gjalle te gjelit e paskan vleren ne gold!!
Përgjigju120 dollare peshe e gjalle per nje gjel deti?! per ty eshte shprehja e famshme e Safa Ymerit : haji, i ha dot te gjitha vete?
Përgjigju100 mije leke per nje gjel deti peshe e gjalle.ju shitkan te gjitha e pastaj thone ka varferi ketu ke ne.
Përgjigju