Një pikë e bardhë në mes të oqeanit, bukuria përrallore e krijuar nga Zoti...Albani dhe Mirjami 'vulosin' dashurinë pas 12 vitesh

Një pikë e bardhë në mes të oqeanit, bukuria përrallore e krijuar nga Zoti...Albani dhe Mirjami 'vulosin' dashurinë pas 12 vitesh

E kanë mbajtur të fshehtë! Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë martuar më 7 maj të këtij viti. Pas 12 vite të një historie të veçantë dashurie, këngëtarët e njohur kanë kurorëzuar zyrtarisht dashurinë në një ceremoni po kaq të rrallë martesore. Kanë zgjedhur një ishull të pabanuar, veshur me të bardha, duke mbajtur në krahë vajzën e tyre, Amelinë. Të dy kanë shpërndarë sot në rrjetet sociale foto nga kjo ceremoni me një dedikim të veçantë që tregon nga rrugëtimi i historisë së tyre të dashurisë.

Shkrimi karshi fotove

PO! 

U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht burrë e grua por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndërrimtarë që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin. 

U deshën 12 vite të thonim PO përpara Zotit dhe njerëzve që na duan por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmonë PO nga momenti i puthjes së parë! 
U deshën 12 vite të vishnim kostumin dhe fustanin e nusërisë e të shkëmbenim unazat kur ndërkohë kemi jetuar nën lëkurën e njëri-tjetrit çdo gëzim e hidhërim dhe kemi ndarë çdo të mirë e të keqe që jeta na ka ofruar. 

Fati dhe shpirti donin që ky moment i shënuar të merrte jetë pikërisht aty ku në vitin 2013 ai propozim i pazakontë na la për pak pa frymë të dyve, por këtë herë jo në botën e magjishme nënujore por vetëm pak metra me larg, në sipërfaqen e një ishulli të pa banuar. Një pike e bardhë në mes të oqeanit. Zhveshur nga të gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukuritë përrallore që ka krijuar dora e Zotit. 

Duhet të prisnim 12 vite që kjo ditë të merrte kuptimin e plotë të saj me prezencën e engjëllit tonë, Amelisë.

PO ... deri sa vdekja të na ndajë!

7 Maj, 2019.

1/3
G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erma: 27/05/2019 12:48

    po pse genjyen ne emisionin e se merkures ne top channel?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë