Lezhe- Një incident u shënua mesditën e sotme në SPAK. Pal Trashaj, 63 vjeçari i cili njihet si historian në qytetin e Lezhës, dhe ka mbajtur dhe postin e PD-së në këtë qytet, 2007 - 2009, ka tentuar ti japë fund jetës para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ku kishte shkuar të takonte kreun e SPAK Altin Dumani.
Policia thotë se 63 vjeçari dyshohet se ka konsumuar fostoksinë, ndërkohë sipas burimeve është paraqitur të QSUT me diagnozë intoksikimi.
Me të dëgjuar fjalët "Piva fotoksinë' nga 63 vjeçari nga Lezha, punonjësit e gardës njoftuan ambulancën e cila e shoqëroi në spital. Gjendja e tij paraqitet për momentin mjaft rëndë dhe me prognozë të keqe.
Mësohet se Pal Trashaj kërkonte takim me Dumanin për të zgjidhur problemin që ai kishte me kredinë në një institucion jo bankë të mikrokredive.
Ai pretendon se e ka shlyer borxhin por pas disa vitesh institucioni ka pretenduar se nuk e ka shlyer atë dhe dy përmbarues i kanë marrë pronën.
"Më datë 02.07.2024, në rrugën "Panorama", përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" informoi sot policia e Tiranës.
Nga QSUT bëhet me dije se 63 vjeçari nga Lezha Pal Trashi, ka mbërritur rreth orës 13:00 në urgjencën e QSUT, nga ku po merr edhe mjekim shëndetësorë.
Në vitin 2015 Trashaj u gjobit dhe nga gjykata e Tiranës pasi kishte kërcënuar me mesazhe drejtorin e një banke të nivelit të dytë.
S.G/G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
13.3%
-
Jo
82.3%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1328
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja 5D/ SPAK u komunikon akuzat drejtorëve të bashkisë Tiranë
2 Korrik, 14:11
-
Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës në Francë, koka në Shqipëri! 19 të arrestuar, 3 në vendin tonë! Sekuestrohet drogë me vlerë mbi 1 mln euro (EMRAT)
2 Korrik, 11:50
-
Kreshnik Spahiu: Ju tregoj se si funksiononte Drejtësia në kohën e Berishës dhe pse SHBA-të e izoluan!
29 Qershor, 09:15
-
Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!
28 Qershor, 22:51
-
Olsi Rama paraqitet në SPAK! Kryeministri publikon përgjigjen e prokurorisë: S’ka asnjë kallëzim nga Bardhi! Deputeti: S’e kam bërë në formë siç e do ti dhe yt vëlla
28 Qershor, 15:02
-
Olsi Rama paraqitet në SPAK: Isha për të marrë një përgjigje! S'kam asnjë lidhje me çështjen 'Xibraka'
28 Qershor, 13:31
-
Skandali tek Onkologjiku/ Adriatik Lapaj dorëzon kallëzim në SPAK: Ministrat dhe drejtorët e reparteve kanë qenë në dijeni
28 Qershor, 11:30
-
Komisionerët Publikë kërkojnë transferimin e Njësisë Ligjore në SPAK
27 Qershor, 20:03
-
Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, GJKKO dënon me 3 vite burg avokatin Arben Lena
27 Qershor, 16:28
-
Vangjush Dako kërkoi gjykim të shkurtuar, GJKKO vendos më 8 korrik nëse do ta pranojë ose jo
27 Qershor, 15:41
-
Leje legalizimi në këmbim të votës, Artan Lame 2 orë në SPAK, vartësit e tij legalizime dhe punësime pas votës për PS
27 Qershor, 13:00
-
Meta nuk ndal sulmet ndaj SPAK: Izoloi Berishën! Ramaforma e drejtësisë së Dum-Dumanëve tub oksigjenit për narkoshtetin
26 Qershor, 20:03