Një shkencëtar: Ja pse koronavirusi nuk do të godasë fort në Shqipëri

Koronavirusi mund të mos godasë Shqipërinë aq sa ka goditur Veriun e Italisë, por në të kundërt mund të jetë shumë më pak agresiv. Mesazhi i optimizmit vjen nga analiza e profesorit Robert Gallo, studiues më famë botërore, një nga zbuluesit e virusit të SIDA dhe të testit të parë të diagnostikuar të HIV.

Sot eshte drejtor i Institutit te virologjise ne Universitetin e Mariland ne SHBA.

Sipas Roberto Gallo ''epidemia që po përhapet tani në Itali nuk është njëlloj si epidemia që u përhap në Kinë dhe besoj se nuk është e sigurt që Covid i ri do të përhapet në masë edhe në Jug të Italisë''.

“Me hartën e botës në dorë po dallojmë një përhapje nga Lindja në Perëndim dhe në të kundërt dhe jo nga Veriu në Jug. Nëse shikojmë globin shohim se virusi psh nuk është përhapur në Rusi dhe në Afrikë. Nuk e dimë akoma pse, ndoshta është një faktor që lidhet me temperaturën ose jo. Por është një element që duhet marrë me patjetër në konsideratë”

Italia e jugut, që është në të njejtën pozicion gjeografik jugor si Shqipëria në fakt deri në këto momente është më pak e prekur nga koronavirusi në krahasim me rajonet në Italinë e veriut. Është fakt që në Pulja për shembull, pavarësisht nga shkëmbimet e vazhueshme të njerëzve me Italinë e veriut, janë vetëm 100 të infektuar, nga të cilët vetëm 2 janë shtruar në reanimacion me simptoma më të rënda. Edhe në Romë, që ka popullsi të njejtë me Milanon, deri tani rastet jane vetëm 170 dhe vetëm 20 janë shtruar në reanimacion, krahasuar me 9.000 vetëm në Lombardi.

Në rast se është e vërtetë siç konstaton prof. Gallo, që për arsye të panjohura koronavirusi lëviz më shumë nga lindja në perëndim dhe jo nga veriu në jug, Shqipëria ka shumë mundësi të mbetet vetëm në kufijtë e dallgës së tij infektuese.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylli: 16/03/2020 18:51

    Shyqyr qe mori masa parakohe qeveria jone per parandalimin e perhapjes se coronavirusin

    Përgjigju
  • Ali Bushi: 16/03/2020 16:51

    Nuk kemi as rezerva ushqimore aslek do dal neser ne pune

    Përgjigju
  • Lakuriqi: 15/03/2020 21:47

    Eshte kollaj te thuash rini ne shpi po duhet me i dal Zot shpise duke i ndihmuar bizneset dhe individet me lehtesira ne pagesa,taksa,kredi etj,etj.Efektet dhe pasojat njerezit kane per ti pare shume shpejt,kur portofolet e tyre do cfryhen dhe rrogen do ta marin kur te vdesi armiku imagjinar.Ky virus vret ekonomine dhe njerezit qe i jane bere "barre"sistemit dhe ja ariti qellimit.Nje Kine me e dobet dhe nje Evrope me probleme.E sigurte qe mbasi te kaloje lufta do kemi rinovim popullsie

    Përgjigju
  • Danjela: 15/03/2020 21:43

    Nuk esht ndonji veshtiresi e madhe te rrish ne shpi ne radhe te pare ruan veten dhe shendetin dhe radh te dyt mirmban shpin dhe veten gatuan ushqimin e duhur se kur jemi ne pune ham vetem ushqime te shpejta keshtu duaheni jeten dhe ruajeni ate duhe qendruar ne shpi

    Përgjigju
  • Emiljana: 14/03/2020 16:01

    Patjeter qe duhet te qendrojme ne shtepise, per te ndihmuar dhe ne si qytetare ne parandalimin e ketij virusi. Ne dore te zotit pastaj ai na thote ruaju pak qe te te ruaj shume.

    Përgjigju
  • Auel: 14/03/2020 13:07

    Sigurisht qe po dihet tashme qe kjo eshte lufte e te gjitheve

    Përgjigju
  • Toto: 14/03/2020 10:25

    Ndonjehere duhet ta harrojme kete hall...sepse me keq po semuremi nga stresi

    Përgjigju
  • Baca: 14/03/2020 08:33

    Sepse duan ti lene njerezit te vdesin te vetmuar

    Përgjigju
  • Arjana Bushgjokaj: 13/03/2020 21:00

    Eshte e vetmja menyre qe ta parandalojme ose ngadalesojme. Por me vjen keq qe njerezit e kane mare si me shaka duke pasur besim tek vetja se jane te paprekshem dhe qe jane ne dore te zotit. Por ata harrojne se zoti nuk do te beje mrekullira tani tak-fak. Duhet te jemi me te ndergjegjshem per te ruajtur veten dhe te afermim nga ky perbindesh i padukshem me sy te lire, i cici eshte avantazhi i tij.

    Përgjigju
  • @DrGallo: 13/03/2020 19:20

    Ne shqip i themi pordh me rigon ose petulla me uj. Der tani nuk ka asnje sqarim shkencor por vetem supozime ose hamendsime. Ky palla thot Lindje Perendim po & Jug Veri jo haha. Ne Angli per momentin ne mynyre diplomatike po thuet qe skan vdek akoma mjaftushem njerez te moshes 3te, vazhdoni coni kalamajt neper shkolla qe te perhapet me shum se duhet te infektohemi qe te krijojm sa me shum imunitet ndaj Covid-19. Edhe kto me rigon jan por kan pak spec djegz brenda. Personalisht mendoj qe ky virus eshte krijuar nga dora nga dora njeriut vetem per te mar njerzit e smur dhe moshat e mdhaja sepse jan nje barr e madhe per sherbimet shendetsore dhe buxhetet shtetrore ne sherbim te tyre. ( thjesht hamendsim) ose besojm versionin zyrtar qe nje gjarper ne Kine hengri nje Lakuriq nate te infektuar pastaj Gjarprin e hengri nje Kinez dhe pa pritur iku gjith bota per lesh

    Përgjigju
    • Jori: 14/03/2020 11:07

      Ne shqiperi brezi i trete jane me te forte !keshtu qe do preken te rinj me teper besoj!zoti na ndihmofte!:

    • Njera: 14/03/2020 01:35

      Shm koment i goditur prz por mbyllja akoma me speciale

  • Papi: 13/03/2020 16:49

    Po irani kunon ndodhet? Qe te mbrosh nje teze duhet te cmontosh antitezat

    Përgjigju
    • Arjani: 13/03/2020 23:45

      Irani ka temperaturat Jo dhe te larta

  • Marcel: 13/03/2020 15:09

    Ne spanj Sa po vine e rriten te infektuarit. Ruhuni te ruani te afermit tuaj. Doktori France

    Përgjigju
  • Ladi: 13/03/2020 14:39

    Keto te gjitha jane supozime! Me kete arsyetim ose Spanja eshte goditur rëndshëm. Me mire te marrim masat dhe faqebardhe,dmth sa më pak te vdekur.

    Përgjigju
  • ana: 13/03/2020 14:31

    po po ne shtepi

    Përgjigju
  • mire: 13/03/2020 13:52

    Ty te lumte goja o bir, po une nuk po e heq masken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat