Pasi i doli fotoja duke u puthur me shoqen e saj në rezidencën e Sanna Marin, modelja 33-vjeçare kërkon falje

Modelja që pozoi topless teksa po puthej me shoqen e saj në rezidencën zyrtare të kryeministres finlandeze Sanna Marin, ka kërkuar falje për sjelljen e saj “të papërshtatshme”.

Sabina Särkkä, 33, modele dhe influencer në rrjetet sociale, tha se i vinte 'thellësisht keq' që u bë shkak për t’i krijuar telashe të mëtejshme lideres finlandeze.  

Fotoja që bëri bujë u realizua pas një sfondi zyrtar blu ku Marin, 36 vjeç, filmohet shpesh duke bërë njoftime zyrtare. Särkkä e postoi atë në TikTok pas mbrëmjes që kaloi me Marin dhe miq të tjerë të famshëm në rezidencën zyrtare të Kesäranta.

 Edhe kryeministrja kërkoi falje publike të martën, pasi u vu nën presion për këtë foto.

“Fotografia është e papërshtatshme, kërkoj falje për këtë”, tha Marin para gazetarëve.

Fotoja, e publikuar fillimisht në Tiktok dhe më vonë e shpërndarë nga mediat finlandeze, tregon influenceren finlandeze Sabina Särkkä, e cila shfaqet gjithashtu në videon e mëparshme të kërcimit, dhe një grua tjetër duke u puthur dhe duke eskpozuar gjoksin mbi të cilin para se të postohej fotoja ishte vendosur një etiketë me mbishkrimin në anglisht "Finlandë".

Marin konfirmoi të martën se fotografia është bërë në zyrën e saj në Kesäranta në Helsinki, në korrik. Koha përkon me Festivalin ku morën pjesë Sanna Marin dhe shoqëria e saj. Kreu i qeverisë tha se në atë kohë kishte ftuar “miq” në zyrën e saj, të cilët “kaluan mbrëmjen” atje dhe “shkuan në sauna”.

Kjo foto vjen pa tre videove të etiketuara nga shumë persona si të papërshtatshme për një drejtuese shteti. Në njërën, Sanna Marin shfaqet duke kërcyer e duke pirë në një festë private me miqtë, ndërsa ua dyshua se kishin konsumuar kokainë. Në tjetrën, Sanna Main po kërcente në club me një shok të saj, ndërsa në videon e tretë po kërcente me një shoqe. Mënyra se si Sanna Marin kërcente me miqtë në këto video u quajt “provokuese” dhe e “shthurur”.

Pasi videoja e parë që qarkulloi në rrjet mori kritika të shumta, Sanna Marin doli në një konferencë për mediat ku tha se ka bërë tetsin e  drogës e se nuk ka konsumuar lëndë narkotike të paligjshme. Por, të shumtë janë edhe ata që e mbështesin kryeministren për mënyrën e saj të të festuarit. Madje, në shenjë solidariteti shumë finlandezë kanë postuar video të tyre duke kërcyer e festuar.

Eksperti i sigurisë kibernetike Petteri Järvinen sugjeron se hakerët rusë mund të fshihen pas shpërndarjes së këtyre videove, pasi mund të kenë hakuar telefonin ose llogaritë sociale të ndonjë personi që ishte pjesë e rrethit të ngushtë të Marin, sipas gazetës Iltalehti.

Marin nuk e fsheh se i pëlqen të marrë pjesë në festa, dhe shpesh është fotografuar në festivale muzikore. Para pak kohësh, Marin u quajt "kryeministrja më e cool në botë" nga gazeta gjermane Bild.

Edhe vitin e kaluar ajo kërkoi falje pasi kaloi gjithë natën në club ndërkohë që kishte qenë më përpara në kontakt të ngushtë me një të infektuar me COVID-19.

D.GJ/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vin: 25/08/2022 09:18

    Po kte dy lesbike e kan rrit dardha nen dardh do bjeri.po ta lej kryeministrine e te bej jeten qe do kjo lesboja.

    Përgjigju
  • Dilema:: 25/08/2022 09:14

    Lind pyetja; eshte CIVILIZIM apo DEGJENERIM ?Apo KESHTU eshte PERENDIM?

    Përgjigju
  • abe: 25/08/2022 09:14

    Qani hallin e Finalandes? De facto vendi me i lumtur ne bote prej shume vitesh tashme. Jane nivele sociale qe as nuk mund te konceptohen diku tjeter, ndaj cdo koment apo kritike per to eshte e pavlere. Nese tek ne njerezit vriten dhe nuk perben me lajm... dhe atje behet lajm se kryeministria ben nje feste dhe kercen ,. tregon shume...po shume mbi diferencat qe ekzistojne!

    Përgjigju
    • hako: 25/08/2022 09:20

      Aspak interes nuk kemi se si shkojne punet ne Finlande, nuk na e ndien nese jane me te lumturit apo me te trishtuarit, por meqe na e kan ca b....n tere diten neper gazeta, na lind e drejta te japim opinionin tone ashtu sic e ndiejm.

  • Ehuuu: 25/08/2022 08:39

    Kjo ben jete e as nuk e rruan fare per kryeministrine. Thone jete private, po qe ne ato poste ajo privaci te humbet. Nese do privaci behu njeri i thjeshte. Po burri spo permendet ne ndonje vend. Mbase eshte shume liberal

    Përgjigju
    • petrit: 25/08/2022 08:44

      burri ??, ne keto vende ka humbur vlera e tij ne familje.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë