Një tjetër zë i fortë gjerman pro negociatave, ministri i Jashtëm: Shqipërisë t'i çelet drita jeshile

Një tjetër zë i fortë gjerman pro negociatave, ministri i Jashtëm: Shqipërisë t'i çelet drita jeshile

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas

Gjermania mbetet ende në listën e atyre vendeve që nuk kanë vendosur nëse do të japin dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, apo jo, por një sinjal e dha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

“Disa shtete kanë bërë përparim të mirë, të tilla si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ku kanë luftuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit në ditët e fundit. Por, edhe Shqipëria, përmes një reforme gjyqësore shembullore. Prandaj unë jam shprehimisht në favor të hapjes me kusht të negociatave të pranimit me këto dy vende”, deklaroi ai. 

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas

Kryediplomati gjerman nuk përmend se cili, apo cilët do të jenë këto kushte, por në disa media ka qarkulluar lajmi se mund të çelen negociatat, por bisedimet për kapituj konkretë do të fillojnë vetëm kur të vihet re progresi në prioritet e vendosura nga Brukseli.

Maas foli këtë të mërkurë në forumin e organizuar nga Fondacioni gjerman “Schwazkopf”, në bashkëpunim me fondacionin “Pulse of Europe”, ku kryefjalë ishte “Kurajo për një Europë të bashkuar”.

Ai përmendi në fjalën e tij edhe rrezikun që i kanoset rajonit nga fuqi të treta nëse BE ngurron që të qartësojë të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor.

“Nëse BE-ja dështon për të patur progres në procesin e anëtarësimit me këto vende, ajo do të ketë pasoja fatale. Tashmë janë fuqitë e tjera që nxiten në këtë boshllëk: Rusia, Kina, vendet e Lindjes së Mesme, të cilat kanë ide krejtësisht të ndryshme të rendit dhe stabilitetit krahasuar me europianët”. 

Deklaroi kryediplomati gjerman

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimi: 15/06/2018 17:16

    Po nuk u celen negociatat ariu polar hyri ne krejt Ballkanin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë