Një triller tronditës, Genti Kame boton romanin e tij të parë ‘Kulla’: Skenar edhe për një film

“Kulla” është romani i parë i aktorit Genti Kame, të cilin e kishte nisur katër vite më parë por nuk e kishte përfunduar. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, ai tha se e nisi në formën e një skenari por më vonë erdhi në duart e lexuesit në formën e një romani thriller.

Ideja më ka lindur para 10 vitesh në formën e një skenari që u prezantua nëpër miqtë, nëpër shokët që e lexonin dhe thonin që ne e shikojmë si roman këtë.

Kam shkruar diçka shumë personale, diçka që kisha dëshirë ta tregoja, ta ndaja me njerëzit sesa e lexojnë, se si e përthithin kjo nuk ishte në pikënisje.

Ndërsa tregon më tepër për përmbajtjen e romanit të tij, aktori Genti Kame tha se ndër të tjera është një roman për gratë, frymëzimin e të cilit e ka marr nga vajzat e tij.

"Kulla në rradhë të parë është dekori, është vendi, ku ndodh ngjarja, shkaku pse ndodh ngjarja por dhe zgjidhja e problemit që hasin personazhet kryesorë. Janë dy turistë francez të rinj diku tek 30 vjeç, mbërrijnë në Shqipëri një javë për të kaluar pushimet dhe një ose dy ditë do t’i kalojnë në këto male të veriut. një natë zihen në befasi nga një stuhi e papritur dhe gjejnë strehë në një kullë të vjetër. Kjo kullë përmban një mister të tmerrshëm dhe ata nuk mund të dalin dot më prej kësaj, e vetmja mënyrë për tu cliruar është duke zgjidhur enigmën që ka ndodhur brenda kësaj kulle. Është një roman mbi gratë, dhe një roman për gratë. Unë jam baba I dy vajzave, ditën që u bëra baba i një vajze unë nga ana mashkullore ndryshova. Në cast bota mu duk shumë herë më e egër sesa ishte" rrëfen ai.

Genti Kame rrëfeu ndër të tjera edhe kritikat e babit, regjisorit të njohur Gëzim Kame:

“E kisha shumë merak, sepse Gëzimi është në regjisor shumë i mirë dhe shumë I ashpër me veprën që I vjen në dorë. Ai shikon anën logjike në mënyrë të jashtë zakonshme, ndërtimin e personazheve, deri tek fjala pse e thotë atë gjë. Kritika e tij ishte shumë e mirë. Ai e pëlqeu. I pëlqeu krijimi I personazheve, I pëlqyen rrethanat, misteri dhe zgjidhja nga ana logjike dhe realiste e të gjithë ngjarjes.” tha ai.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta