Një video e rrallë në profilin e Lulzim Bashës/ PD ndryshon strategji, apo përgatitje për fushatë të 'parakohshme'?!

TIRANË -  Një strategji ndryshe kjo e kryedokratit Lulzim Basha për t'iu drejtuar qytetarëve si opozita tek e cila ata duhet të kthejnë shpresën. Një video, që teksa e sheh të duket se qëndron në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama, dhe jo të kryetarit të Partisë Demokratike, që deri dje, radhiste njëra pas tjetrës varfërinë, mjerimin, korrupsionin, Shqipërinë, ku sipas tij zor se mund të jetoje. Një Shqipëri tjetër, me ngjyra, të rinj, të moshuar, të buzëqeshur, kujtime, natyrë, e bukuri të rralla të vendit tonë, shfaqen në videon që kryeopozitari ka postuar së fundi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social.

Pamje të mrekullueshme nga Shqipëria, nga njerëzit punëtorë, e ata me karrierë të veçantë që na bëjnë krenarë. Nga veriu në jug, kryedemokrati ka reklamur në këtë video Shqipërinë e bukur, duke pasqyruar edhe investime të rëndësishme të qeverisë, siç është shëtitorja në vijën bregdetare në Vlorë, "Lungomare", apo shumë qytete e zona rurale të zhvilluara në kuadër të "Rilindjes Urbane dhe projektit të 100 fshatrave.

Basha pranon se vendi ka sfida para, por thotë se pikërisht këto potenciale të jashtëzakonshme si njerëzore ashtu edhe të vetë natyrës, duhen vënë në jetë.

"Megjithë sfidat që kemi përpara, i yni është një vend mahnitës, me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme. Është koha që së bashku t'i vëmë në jetë", shkruan lideri demokrat në një postim bashkëngjitur videos.

Kryedemokrati shfaqet edhe vet në fund të videos ku thotë: Shqipëria ime, ka ardhur koha të nxjerrësh në dritë potencialin e jashtëzakonshëm që ke.

Duket se nuk është thjesht një video, por ndoshta një 'mesazh' i Lulzim Bashës, për ndryshimin e strategjisë opozitare, në një kohë kur partia e tij dhe aleatët, përfshitë Lëvizjen Socialiste për integrim të Monika Kryemadhit, ndodhen jashtë parlamentit. A mund të jetë kjo, edhe një video për nisje fushate të zgjedhjeve të parakoshme?! Dje gjatë një interviste televizive, Basha u shpreh se është gati për zgjedhje të parakoshme.

Teksti i videos:

Shqipëria ime e trashëgimisë, nder rrudha e brezave.

Shqipëria ime e historisë që më krenon.

Shqipëria ime e buzëqeshjeve dhe kujtimeve të fëmijërisë.

Shqipëria ime e njerëzve punëtor.

Shqipëria ime e bukurive të paçmueshme.

Shqipëria ime, e fëmijëve tanë dhe së ardhmes së tyre.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 24/10/2019 15:38

    Ky dhe Fredi jetojne ne enderr...

    Përgjigju
  • Ariu: 24/10/2019 13:56

    Nxirni potencialet si GRIDA DUMA, Ervin Salianjin, JEMIN GJANA, Potenciale për ... keni plot nuk jua mohon dot njeri...

    Përgjigju
  • Labi: 24/10/2019 13:35

    Po ti e ke vjedhur dhe vrare Shqiperine.Ti ke qene min.i Jashtem shite detin,ke qene min.trasporti, ke akuze per vjedhje,ke qene min.brendshem vrave 4 shqiptare te pa fajshem jashte gardhit t kryeministrise,qe po protestonin me duar ne xhep etj.Po ju jini llumi i shoqerise,ju e dogjet dhe shkateruat vendi.Ju e kini vendin pas helurave.Ju skini kapacitete organizuse dhe drejtuse,ju doni vetem shkaterim dhe gjak.Kini 30 vjet qe skini bere nje veper qe te kete firmen e PD.Vaj medet o Lulush,ti nuk je 96% koqe,por je 100% koqe.

    Përgjigju
  • Kritik: 24/10/2019 13:31

    Gjithcka ishte shume e bukur deri sa doli Basha dhe e prishi me ate buzeqeshjen fallco te miliona eurove te rruges Kombit

    Përgjigju
  • donela: 24/10/2019 13:03

    Po molotovet dhe zjarret qe ndeze ti Lulzim bashke me Kryemadhin sa shpejt i paske fshire nga memoria,populli nuk i harron kallaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës