Një zile telefoni në zyrat e PD: Jemi nga Ambasada amerikane!

Një zile telefoni në zyrat e PD: Jemi nga Ambasada amerikane!

Ka ndodhur pardje:

Sapo kryetari i opozitës, Basha, dha lajmin ‘triumfal’ se në trenin politik opozitar kishte ngjitur 13 emra partish, në atë moment ra një zile telefoni në zyrat e PD: ‘Jemi nga Ambasada amerikane!’

Ka ndodhur po pardje, por menjëherë pasi ambasadorja Yuri Kim mbërriti në një vizitë pa plan në zyrën e Bashës:

Pesë minuta më vonë Basha bën një telefon në Shkodër dhe thërret një nga partitë e ‘trenit’, Muharrem Licin.Të inkriminuarit do të zbriten nga shumësia.

Partia Lici është e njohur në Shkodër për rekorde kriminale, që nga trafiqet e deri vrasjet, por i ishte bashkuar Opozitës si ‘parti e fitores’. Tani, me sa duket, po vdes kjo shumësi; po vdes përmes një ‘festivali’ të hapur mes opozitës dhe maxhorancës: Opozita tenton që të mbushë hendekun e krijuar nga braktisja e vlerave, e anëtarëve, e kontributorëve, e intelektualëve, e të rinjve…, ta mbushë me cilin të gjejë rrugës.

Partia Socialiste në maxhorancë nuk po shet ‘trena’; është përqëndruar te të vetët, kontributorë të shtetit: Te Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Fatmir Xhafaj, Vali Leskaj… Diferenca politike mes të dyjave është e dukshme.

Tani pritet zile tjetër në zyrat e Opozitës: Autorët e tragjedisë së Gërdecit ndodhen në trenin e opozitës, dhe duhen zbritur. Në mos ambasada- të paktën New York Times do të ribotojë komentet e tragjedisë shtetërore të vitit 2008.

Në shumësinë opozitare ndodhet projekti i i një konflikti ndër- nacionalist në kufijtë tanë jugorë, mes ‘Çamërisë’ dhe ‘Vorio Epirit’. As ky nuk mund të zgjohet. Mbështetur në pjesën tjetër opozitare ndodhen disa persona të njohur në krim: Almir Rrapo, sekretar i Metës- i burgosur në SHBA; Klement Balili i thërritur si ‘Eskobar’ në Sarandë; Muhamman Karim, i burgosur përjetë në Bangladesh, i privilegjuar nga krerët e Opozitës; Halit Shahinaj,  i dënuar si vrasës dhe mik i presidentit të LSI, e të tjerë…

Këta vërtet janë shumë, por ç’rol po luan shumësia në këtë rast?

Roli i parë, hutimi i militantëve. Këta kur të humbin zgjedhjet nuk do ta besojnë, sepse kanë parë që ‘ishim shumë’

Roli i dytë, grumbullimi i shumësisë si presion kundër Reformës në Drejtësi dhe kundër Shteteve të Bashkuara. Nëse Fatmir Xhafaj, ish- ministër e deputet në PS, përbën një pikë kontakti për aleatët mbi vijimësinë  e Reformës, shumësia e fajtorëve përbën një ‘frikë’ ndaj aleatëve.

Çfarë do të ndodhë kur organet e reja të Drejtësisë do të trokasin në portën e presidentit të Republikës (që është thuajse lider edhe për opozitën)? Si do të reagojë ‘shumësia’? A do të preket stabiliteti i vendit për shkak të humbjes në zgjedhje dhe për shkak të arrestimeve të SPAK?

Shumësia ‘guacë’ e partive në opozitë ka misionin e një çasti: manifestimin përballë Drejtësisë së Re. Nëse përballë Drejtësisë ndodhen 13 parti politike, atëherë kush mund të besojë se ‘shqiptarët e duan Drejtësinë’?.

Liderët kryesorë të Opozitës, zoti Meta e Berisha, në çdo kthesë rruge kanë lëshuar sinjalin kundër Reformës. Partitë ‘guaska’ sa më shumë të jenë, aq më tepër bëjnë siç bën partia e madhe.

A do të ketë trazira ditën që do të ndodhë?…

Kjo është çështja që ecën paralel edhe me prezencën e ushtrisë amerikane në stërviten që nis në orët e para pas mbylljes së kutive të zgjedhjeve. Tani të gjitha palët dinë ta lexojnë këtë libër.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 28/02/2021 20:21

    FRROK CUPI JE NUE PENE E ARTE E GAZETARISE DHE POLITIKES,,,PRANDAJ DESH TE VRAU SALIU ,,SE TI NUK I MBAN ANEN KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE...

    Përgjigju
  • Medalja tjetër: 27/02/2021 22:31

    Rroftë Populli Shqiptar!..po Sh Amerikës janë në Krizë,imperializmi aty ka rrënuar e varfëruar klasat punëtore...,janë Qytete e lagje të tëra ish industriale që janë të braktisura,e Parqet publikë të mbushur me çadra Hallexhinjtë të falimentuar,si Arixhinj

    Përgjigju
    • Mekaniku: 28/02/2021 08:06

      E fitove nje vend pune ne Presidence. Bravo ke dhe pilaf sty ta jep Likjz shko shpejt

    • Tirona: 27/02/2021 23:11

      Ana tjeter e Medaljes . Sot u miratua ne SHBA fondi prej dy trilion dollaresh per ndihmat qe u jepen familjeve dhe bizneseve te vogla per te perballuar krizen qe shkaktoi Pandemia

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale