Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Fushë- Mamurrasi në Kurbin ka hedhur akuza për qeverinë, sipas së cilëve shumë familjarë janë lënë në mëshirë të fatit. Pas takimit me banorët, Basha thekson se Kurbini në gjendje emergjence dhe shumë prej familjeve të prekura nga tërmeti janë lënë në mëshirë të fatit.
"Kurbini është në gjendje emergjence por shumë prej familjeve të prekura nga tërmeti janë lënë në mëshirë të fatit. Shtëpitë e tyre janë të shkatërruara ose me dëmtime serioze, por deri më sot askush nuk ka shkuar ti shohë në çfarë gjendje janë, të vlerësojë dëmet që kanë, të përcaktojnë nëse janë apo jo të banueshme. Ngricat, shirat, lagështira me të cilën bashkëjetojnë banorët mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin e fëmijëve dhe të
banorëve të tjerë që kalojnë netët në tenda plastmasi. Duhet të nisë sa më parë riparimi apo rindërtimi i banesave, dhe për këtë duhet përfunduar vlerësimi i shpejtë dhe i drejtë i dëmeve te shkaktuara. Duhen gjetur mundësi strehimi për të gjithë banorët e pastrehë, pa diskriminim. Ndonëse ndër zonat më të varfera në Shqipëri, askush nga institucionet shtetërore nuk u ka çuar asnjë ndihmë për të perballuar këtë fatkeqësi. Kjo është skandaloze, kur po hyjmë në javën e tretë nga tërmeti. 150 milion dollarë të taksave të qytetarëve shkojnë për dhjetë oligarkë e mijëra qytetareve nuk u është dërguar as një bukë e vetme nga shteti. Boll me shfaqje që nuk e fshehin mjerimin e banorëve dhe dështimin e shtetit për tu ardhur në ndihmë! Duhet ndërhyrje e menjëhershme për çdo banor dhe familje që po kalon momente të vështira." shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
MOBILIZIM/ Miratohet qiraja për një vit për të prekurit nga tërmeti në Lezhë! Meta në Armathë: Prioritet vlerësimi i dëmeve
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
34.3%
-
Jo
55.5%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pezullohet rindërtimi i shtëpive individuale në Lezhë! Tërhiqet kompania, shkak rritja e kostos së ndërtimit
14 Janar 2023, 18:12
-
Rusia ndalon diskutimet publike për strategjinë e ushtrisë, moralin e trupave dhe mobilizimin
1 Dhjetor 2022, 16:28
-
Ukraina: Rusia po përgatitet për valën e dytë të mobilizimit
30 Nëntor 2022, 19:49
-
3 vite nga tërmeti tragjik, rindërtimi ende në proces! Në Fushë-Krujë, Thumanë e Bubq familjet në shtëpitë e reja, në Krujë mbi 1100 ende me bonus qiraje
26 Nëntor 2022, 16:33
-
3 vjet nga tërmeti tragjik, Berisha: Qeveria përgjegjëse, 51 persona humbën jetën në shtëpiat e shpallura të pabanueshme! Askush pas hekurave
26 Nëntor 2022, 12:12
-
Sot 3 vite nga tërmeti tragjik, ç'ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit që i mori jetën 51 shqiptarëve! Ambasadorja e BE: Vazhdojmë me programet e rindërtimit
26 Nëntor 2022, 08:13
-
Tërmeti i 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit shpall të pafajshëm 4 persona! Mes tyre pronari i lokalit që dëmtoi strukturën e pallatit ku vdiqën 2 persona
7 Nëntor 2022, 09:36
-
Putin urdhëron një pagesë prej 3,200 dollarë për ushtarët e mobilizuar dhe me kontratë
3 Nëntor 2022, 21:21
-
Kremlini thotë se nuk do të nxjerrë një dekret që i jep fund mobilizimit rus
1 Nëntor 2022, 15:29
-
Mbi 4700 nxënës në Durrës mësim me dy turne! 3 vite pa tërmetit, 12 shkolla ende në rindërtim, Thërmija: Tenderimi ka pasur vonesa
2 Shtator 2022, 18:43
-
Rama në Manzë, hapen dyert e 230 apartamenteve të reja për banorët që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit! Kryeministri: Njëlloj i qëndrojmë pranë shqiptarëve edhe në krizën e çmimeve
28 Mars 2022, 12:01
-
U dëmtua banesa nga tërmeti, për të tretin vit radhazi mungon festa e Vitit të Ri për familjen Veseli në Fushë-Milot: Edhe këtë vit e kaluam në çadër, vajza është sëmurë se fle në të ftohtë
2 Janar 2022, 14:24