Mbajtësi i rekordit botëror të Guinness për thonjtë më të gjatë në botë Shridhar Chillal ka vendosur t’i presë ato dhe t’i vendosë në një ekspozitë në Nju Jork.
82 vjeçari nuk ka përdorur prerëse thonjsh në dorën e tij të majtë që nga viti 1952, kur një mësues në shkollën e tij e sulmoi për një thua të thyer aksidentalisht. Pas incidentit 14-vjeçari vendosi që të ndërmerrte një sfidë me veten për të parë se sa mund të shkonte pa prerë thonjtë. Gjatë viteve, ambicia e tij e ka lënë të kufizuar në krahun e majtë pasi ai tanimë nuk mundet të hapë dorën ose të përkulë gishtat.
Duke zgjedhur një sharrë elektrike, një nga një, mjeku i zgjedhur preu thonjtë e indianit, të cilët së bashku kishin arritur një gjatësi prej 909.6 cm.
Ishte një vendim shumë i vështirë për mua por kur kuptova se, pas prerjes së tyre, ata do të jenë në Ripley's Believe It or Not! dhe muzeu do t'i mbajë ato në kushte shumë të mira. Ndjeva se po bëja gjënë e duhur dhe prandaj vendosa të prisja thonjtë e mi.
Shridhar Chillal