'Euro 2020' thyen rekord autogolash, asnjëherë kaq shumë në një edicion të vetëm (VIDEO)

Ky Europian që po zhvillohet në 11 vende të ndryshme nuk është i veçantë vetëm për golat e Ronaldos dhe Lukakut, magjinë e Pogba-s apo edhe për lojrat e bukura të Italisë dhe Holandës, por më së shumti edhe për autogolat. Deri më tani janë shënuar tetë të tillë, si asnjëherë më parë, duke vendosur një rekord në këtë aspekt edhe pse ende nuk ka nisur faza me eliminim direkt.

Futbollistët që hodhën topin në portën e tyre nisin me Demiral, që në ndeshjen hapëse të Europianit kundër Italisë. Më pas të njëjtën gjë bëri portieri Szczesny i Polonisë kundër Sllovakisë, Hummels në Francë-Gjermani, Ruben Dias dhe Guerrero në Portugali-Gjermani, Hradecky i Finlandës kundër Belgjikës, Dubravka dhe Kuco në Sllovaki-Spanjë.

Për t’u veçuar është edhe fakti se në 15 europianët e tjerë, ky aktuali është i 16, janë shënur në total 9 autogola, ndërsa vetëm në ‘Euro 2020’ janë shënuar tetë. Padyshim që ndikim ka edhe zgjerimi i kombëtareve pjesmarrëse në Europian, pasi në dy të fundit numri ka shkuar 24, por gjithsesi numri i lartë në kompeticion aktual është diçka që bën jo pak përshtypje.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani