Njihuni me 10 familjet mbretërore më të pasura në Europë (FOTO)

Njihuni me 10 familjet mbretërore më të pasura në Europë (FOTO)

Familja mbretërore britanike

Një familje mbretërore mund të zotërojë pasuri e prona të pakrahasueshme dhe në shumicën e rasteve shteti kontribuon për jetesën e tyre.

Familja mbretërore e Anglisë është më e njohura, por jo më e pasura.

Ja disa nga familjet mbretërore me pasurinë më të madhe në Europë, ku përveç pasurisë personale vlerësohen edhe shtesat e dhëna nga shteti.

1.Duka i Madh Henri i Luksemburgut

Familja e Madhe e Luksemburgut nuk merr pagë, por i është dhënë rreth 324.851 dollarë çdo vit që nga viti 1948 për të kryer funksione.

Buxheti i vitit 2017 lejon gjithashtu 12,181.914 dollarë për koston e familjes të  Dukës së Madh. Pronësia, administrimi, kontrolli dhe të ardhurat e pasurisë private të Shtëpisë të Dukës së Madh i përkasin ekskluzivisht mbajtësit të kurorës. Familja raportohet se ka një pasuri prej 4 miliardë dollarësh.

2. Princi Hans Adam II i Lihtenshtejnit

Princi Hans Adam II zotëron një pasuri prej 3.5 miliardë dollarësh. Ai merr një shtesë të shpenzimeve të tokës së pashlyer me 270.709 dollarë në vend të pagës. Shtesa e shpenzimeve mund të duket se është një shumë e vogël në krahasim me mbretërit e tjerë, por Shtëpia Princit të  Lihtenshtejnit raportohet se kap vlerën e 3.5 miliardë dollarëve në një pjesë të madhe për shkak të bankës private, “LGT Group”, dhe investimeve të bëra përmes “Fondacionit Prince of Lihtenstein”, i cili mbikëqyr pasuritë e patundshme, pyjet dhe verërat.

3. Princi Albert II i Monakos

Princi Albert II i Monakos raportohet se zotëron 1 miliardë dollarë, rreth një të katërtën e tokës mbi të cilën ai mbretëron, shtëpinë  në zonën e Philadelphias të nënës së tij, Grace Kelly, të cilën ai e bleu në vitin 2016 për rreth 754,000 dollarë. Ai zotëron  një koleksion makinash antike, aksione në vendpushimin Monte Carlo Societe des Bains de Mer  dhe një koleksion pullash të kushtueshme. Monaco ka shpenzuar 52,788,294 dollarë për honorarët në 2015-ën.

4. Mbretëresha Elizabeth II, Angli

Familja mbretërore britanike arrin të zotërojë deri në 600 milion dollarë dhe përbëhet nga prona dhe investime. Pjesa më e madhe e vlerës neto vjen nga The Croën Estate, i cili përfshin Pallatin Buckingham dhe xhevahiret e kurorës. Mbretëresha ajo zotëron vendbanimet e saj në Kalanë Balmoral dhe Pallatin Sandringham.

5. Mbretëresha Beatrix e  Hollandës

Mbretëresha Beatrix ka dorëzuar fronin në 2013, por kjo nuk e pengon atë të mbetet figura më e spikatur në mbretërinë holandeze duke zotëruar 200 milionë dollarë. Mbreti aktual i Hollandës, Ëillem-Alexander, iu nda një buxhet prej 47 milion dollarësh, i cili mbulon vizitat zyrtare dhe turne jashtë shtetit. Ai gjithashtu ka një pasuri personale të përbërë nga pasuri të paluajtshme, investime dhe aksione në “Shell Oil”.

6. Mbreti Carl XVI Gustaf i  Suedisë

Mbreti Carl XVI Gustaf zotëron 70 milionë dollarë. Ai mori 7.6 milion dollarë fonde për detyrat zyrtare në 2015 dhe Administrata e Pallatit mori gati 7.4 milion dollarë nga shteti në të njëjtin vit. Familja mbretërore ka Pallatin Solliden dhe  një shtëpi verore në Balltik.

7.Mbretëresha Margarethe e Danimarkës

Margrethe II zotëron 40 milionë dollarë. Ajo ka mbretëruar në Danimarkë që nga viti 1972. Lista Civile Daneze i jep familjes mbretërore 12.8 milion dollarë në vit, e cila mbulon aktivitetet e Mbretëreshës, shpenzimet e familjes mbretërore dhe ato  private.

8. Mbreti Harald V i Norvegjisë

Mbreti Harald V zotëron 30 miliardë dollarë dhe nuk paguan taksa për pasurinë e tij. Ai dhe ka shpenzuar disa nga pasuritë e përmendura duke blerë një jaht mbretëror. Monarkia Norvegjeze raportohet se i merr shtetit 72 milion dollarë në vit. Në vitin 2017, qeveria norvegjeze ndau afërsisht 32,214,394 dollarë për shtëpinë mbretërore dhe 14.88.900 dollarë për Mbretin dhe Mbretëreshën për shpenzime personale.

9.Mbreti Felipe VI i  Spanjës

Mbreti i Spanjës zotëron 20 milionë dollarë pasuri. Ai  raportohet se shkurtoi pagën e tij me 20% në 267,447 dollarë në vitin 2015. Familja ka tetë pallate mbretërore, pesë vendbanime mbretërore dhe dhjetë manastire. Në vitin 2015, mënyra e jetesës së tyre mbretërore i kushtoi Spanjës 8,9 milion dollarë.

10.Mbreti Philippe i Belgjikës

Mbreti Philippe, zotëron 14 milionë dollarë sipas raportimeve në vitin 2013. Lista Civile e Belgjikës mbulon të gjitha shpenzimet e bëra drejtpërdrejt nga mbreti  Philippe, të përcaktuara në rreth 13.801.830 dollarë në vitin 2013, dhe shërbimet shtesë mbështetëse financohen gjithashtu nga qeveria. Pronat Mbretërore të Belgjikës zotërohen nga Shteti ose nga “Royal Trust”, një institucion publik i pavarur dhe autonom. Prona e Trust nuk mund të shitet kurrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin

Gazetari Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin