Njihuni me 61 kryebashkiakët e rinj në Shqipëri /VOTAT e marra dhe kundërshtarët

Përfundimi i numërimit të votave në të gjithë vendin ka konfirmuar 61 kryetarë të rinj të pushtetit vendor. Erion Veliaj është rikonfirmuar në nga kryeqytetasit në krye të Bashkisë së Tiranës duke siguruar 152 mijë e 230 vota ndaj Arben Skënderaj me 9364 vota. Në reagimin e tij pas rezultatit, Veliaj tha se është gati të përveshë mënget për të punët qe presin. Në rang vendi 23 kryebashkiake të djathtë do duhet të lëshojnë pushtetin vendor tek socialistët.

Më 30 qershor shqiptarët votuan për 61 kryetarët e bashkive, në zgjedhjet vendore të 2019. Zgjedhje jo të zakonshme, për herë të parë pa opozitën. Partia Socialiste i ka fituar të gjitha Bashkitë në këto zgjedhje, për shkak të bojkotit të opozitës, me përjashtim të njërës. Bëhet fjalë për Bashkinë e Finiqit. Ajo është fituar nga partia Mega.

Bashkia Shkodër do të drejtohet nga Valdrin Pjetri pas 28 vitesh në drejtimin e demokratëve, ia  këtë bashki Partisë Socialiste. Një tjetër bashki e djathë që shkon në duart e socialistëve është ajo e Lezhës me kryetar Pjerin Nderu që fitoi ndaj Salvador Kacaj të BD dhe Eduard Ndocajt.

Xhelal Mziu pas gjithë përpjekjeve për të ulur pjesëmarrjes do duhet të dorëzojë bastionin e së djathtës, Bashkinë e Kamzës tek socialisti Rakip Suli i cili fitoi  96.7 % ndaj rivalit të BD Ylli Gjeta cili mori vetëm 3.3%. Isa Sakja do të dorëzojë pushtetin vendor të Kavajës tek socialisti Redjan Krali që fitoi me 98.38 % të votave ndaj Bledar Sinellës së BD.

Durrësi pas shumë vitesh, do të ketë një kryetare grua, Valbona Sako të PS e cila fitoi ndaj rivales së BD, Valbona Sakollari me 34 mije e 150 vota ose 90.67 %. Në Elbasan pas 3 mandateve socialisti Qazim Sejdini do ta lërë në dorë të Gledian Llatjas i cili fitoi me 84.42%.

Aktori dhe artisti Erion Isai ndryshon 360 gradë karrierën e tij, tashmë ai ka në dorë pushtetin vendor të Bashkisë së Kolonjës ku fitoi me 4279 vota ndaj rivalit të BD Fatjon Feka. Kurbinasit do të kenë në krye një grua, ajo është Majlinda Cara kryetarja e zgjedhur me 6623 vota për të qenë në krye të bashkisë së Kurbinit

Bashkia e Prrenjasit qe ishte nën drejtimin e LSI, do të dorëzohet tek Nuri Belba i PS që fitoi me 7054 vota ndaj Myslim Karritqit të Aleancës Kuq e Zi.

Më poshtë ju sjellim kryetarët e rinj të bashkive.

61 KRYETARËT E BASHKIVE

Bashkia Tiranë - Erion Veliaj

Arben Skënderaj BD 9364 vota - 5.79 %

Erion Veliaj ASE 152 230 vota 94.21 %

Bashkia Belsh - Arif Tafani

Arif Tafani ASE 6.377 vota 97.42%

Jashar Elezi PKSH  169 vota 2.58 %

Bashkia Berat - Ervin Demo

Plarent Aleksi I pavarur 884 vota 5.29%

Pavlo Shkarpa 862 vota 5.16% BD

Ervin Demo 14.963 vota  89.55 %

Bashkia Bulqizë - Lefter Alla

Ilir Balla BD 543 vota 6.73%

Lefter Alla 7529 vota 93.27%

Bashkia Cërrik - Andis Sala

Andis Sala 6440 vota 94.33%

Merita Xhika BD 387 vota 5.67 %

Bashkia Delvinë - Majilinda Qilimi

Majlinda Qilimi 2608 vota

Bashkia Devoll - Eduard Duro

Eduard Duro 6304 vota 83.66%

Fezi Shaholli I pavarur 648 vota 8.6 %

Ylli Cenkolli FRD  242 vota 3.21%

Artur Porpollogu SH.N  341 vota 4.53 %

Bashkia Dibër - Dionis Imeraj

Dionis Imeraj 12 990 vota 83.5 %

Shkëlzen Qoka BD 2566 vota 16.5%

Bashkia Divjakë - Fredi Kokoneshi

Fredi Kokoneshi 13.513 vota

Bashkia Dropull - Dhimitraq Toli

Dhimitraq Toli 2.448 vota

Bashkia Durrës  - Valbona Sakollari

Valbona Sakollari BD 3,513 vota 9.33%  

Valbona Sako 34,150 vota 90.67 %

Bashkia Elbasan- Gledian Llatja

Gledian Llatja 38.477 vota

Bashkia Fier - Armando Subashi

Armando Subashi 38.898 vota

Bashkia Finiq - Kristo Kiço

Kristo Kiço MEGA 3.333 vota 60.68%

Leonidha Hristo I pavarur 2160 vota 39.32%

Bashkia Fushë-Arrëz - Franc Tuci

Fran Tuci 2462 vota

Bashkia Gjirokastër - Flamur Golemi

Flamur Golemi 10.681 vota

Bashkia Gramsh - Klodian Tace

Sabri Ibrahimi BD 605 vota6.67 %

Klodian Tace 8471 vota 93.33%

Bashkia Has - Liman Morina

Liman Morina 4276 vota

Bashkia Himarë - Jorgo Goro

Jorgo Goro 4209 vota

Bashkia Kamëz - Rakip Suli

Rakip Suli 10 096 vota 96.7%

Ylber Gjeta BD 344 vota 3.3%

Bashkia Kavajë - Redjan Krali

Bledar Sinella BD 122 vota BD 1.62%

Redjan Krali 7.426 vota 98.38%

Bashkia Klos - Ilmi Hoxha

Bedri Hoxha I pavarur 1690 vota 32.18%

Ilmi Hoxha 3561 vota 67.82%

Bashkia Kolonjë - Erion Isai

Fatjon Feka BD 304 vota 6.63%

Erion Isai 4279 vota 93.37%

Bashkia Konispol - Shuaip Beqiri

Shuaip Beqiri 3328 vota

Bashkia Korçë - Sotiraq Filo

Leonard Olli BD 1758 vota  7.78%

Sotiraq Filo 20.831 vota  92.22%

Bashkia Krujë - Artur Bushi

Artur Bushi 17.888 vota

Bashkia Kukës - Safet Gjici

Abedin Oruci BD 1905 vota 16.%

Safet Gjici 10,001 vota 84 %

Bashkia Kurbin  - Majlinda Cara

Majlinda Cara 6623 vota 87.27%

Edmond Piroli BD 966 vota 12.73%

Bashkia Kuçovë - Kreshnik Hajdari

Kreshnik Hajdari 9570 vota

Bashkia Këlcyrë - Klement Ndoni

Klement Ndoni 2277 vota 84.77%

Shkëlqim Muhaj BD 296 vota 11.02%

Hazbi Kasaj SH.N 113 vota 4.21%

Bashkia Lezhë - Pjerin Ndreu

Salvador Kacaj BD 427 vota 3.02%

Eduard Ndocaj PKKA 790 vota 5.59%

Pjerin Ndreu 12.922 vota 91.39%

Bashkia Libohovë - Luiza Mandi

Luiza Mandi 1.275 vota

Bashkia Librazhd - Kastriot Gurra

Kastriot Gurra 11.383 vota

Bashkia Lushnje - Fatos Tushe

Fatos Tushe 28.086 vota

Bashkia Maliq - Gëzim Topçiu

Gëzim Topçiu 13  656 vota

Bashkia Mallakastër - Qerim Ismailaj

Qerim Ismailaj 5692 vota 92.36%

Robert Brahaj BD 471 7.64%

Malësi e Madhe - Tonin Marinaj

Pjerin Spathari BD 493 vota 5.96%

Tonin Marinaj 7772 vota 94.04%

Bashkia Mat - Agron Malaj

Agron Malaj 7936 vota

Bashkia Memaliaj  - Gjolek Guci

Gjolek Guci 4206 vota

Bashkia Mirditë - Ndrec Dedaj

Ndrec Dedaj 5272 vota 93.96%

Gjon Ndoj I pavarur 339 vota 6.04%

Bashkia Patos - Rajmonda Balilaj

Rajmonda Balilaj 8465 vota

Bashkia Peqin - Lorenc Tosku

Lorenc Tosku 5432 vota

Bashkia Pogradec - Ilir Xhakolli

Ilir Xhakolli 17.298 vota

Bashkia Poliçan - Adriatik Zotkaj

Adriatik Zotkaj 4681 vota

Bashkia Prrenjas - Nuri Belba

Nuri Belba 7054 vota 92.77%

Myslim Karriqi SH.N 550 vota 7.23%

Bashkia Pukë - Gjon Gjonaj

Gjon Gjonaj 3730 vota

Bashkia Pustec - Pali Kolefski

Pali Kolefski 1234 vota 62.77%

Edmond Themelko AMIE 732 vota 37.23%

Bashkia Përmet  - Alma Hoxha

Alma Hoxha 4204 vota

Bashkia Roskovec - Majlinda Bufi

Majlinda Bufi 7740 vota

Bashkia Rrogozhinë - Haxhi Memolla

Haxhi Memolla 5399 vota

Bashkia Sarandë - Adrian Gurma

Ilir Nikolla I pavarur 1791 vota 19.41%

Adrian Gurma 7435 vota 80.59%

Bashkia Selenicë - Pëllumb Binaj

Pëllumb Binaj 5819 vota 92.47%

Marildo Hodaj BD 401 vota 6.37%

Shahin Celaj PKSH 73 vota 1.16%

Bashkia Shijak - Elton Arbana

Arben Pohumi BD 449 vota 7.69%

Elton Arbana 5391 vota 92.31 %

Bashkia Shkodër  - Valdrin Pjetri

Valdrin Pjetri 16.534 vota

Bashkia Skrapar - Adriatik Mema

Adriatik Mema 4505 vota

Bashkia Tepelenë - Tërmet Peçi

Tërmet Peci 4257 vota 96.71%

Gëzim Malka BD 145 vota 3.29%

Bashkia Tropojë - Rexhe Byberi

Edison Hasanaj BD 177 vota BD 4.76 %

Rexhe Byberi 3538 vota 95.24%

Bashkia Ura Vajgurore - Juliana Memaj

Juliana Memaj 7.666 vota

Bashkia Vau i Dejës - Mark Babani

Mark Babani 6.223 vota

Bashkia Vlorë - Dritan Leli

Dritan Leli 29.733 vota 94.21%

Valbona Mezini BD 1827 vota 5.79%

Bashkia Vorë - Agrim Kajmaku

Agim Kajmaku 6208 vota

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi