Pak persona e dinë se mbreti I popit Michael Jackson, kishte dhe një motër më të madhe, La Toya-n.
Ajo ka qenë një personazh i rrethuar nga polemika, me një jetë të trazuar si të vëllait dhe shpesh shfaqet nëpër reality show apo emisione televizive.
La Toya ishte e vetmja nga familja që la të kuptohej se akuzat kundër Michael për pedofili mund të ishin të vërteta.
62-vjeçarja ka deklaruar se i ati, Joe Jackson ka abuzuar seksualisht me të dhe motrën tjetër, Rebbie.
Ashtu si Michael, edhe ajo kishte një preferencë të hapur për operacionet plastike dhe e rindërtoi tërësisht fytyrën si të të këngëtarit të famshëm.