Njihuni me shqiptaren që befasoi
Suedinë,shpallet futbollistja e vitit

Njihuni me shqiptaren që befasoi<br />Suedinë,shpallet futbollistja e vitit<br>
Futbollistja me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani, ka shkëlqyer në Suedi. Asllani është shpallur futbollistja më e mirë e vitit 2017, në ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit i njohur si “Diamantbollen” nga Federata suedeze.

Futbollistja kosovare që luan te PSG ja ka dedikuar këtë çmim familjes së saj, si dhe atyre që e kanë ndihmuar.

“Jam shumë krenare për këtë çmim. Ky nuk është vetëm çmimi im, dhe do të doja ta bëjë një falënderim të madh për familjen time që më kanë qëndruar afër, klubin dhe ekipin kombëtar. Ky çmim shkon për fëmijët dhe të rinjtë që kanë ëndrra të mëdha dhe tentojnë t’i arrijnë”, ka thënë Kosovare Asllani, pasi ka pranuar çmimin.

Ndërkohë, si futbollisti më i mirë është zgjedhur Andreas Granqvist.

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool