Njihuni me Tony Selimin, emigranti që dëshiron të frymëzojë 1 miliard njerëz dhe historinë e trishtë që fshihet pas suksesit të tij

Tony J. Selimi është folës i TEDx, autor i shumë librave dhe  fitues i çmimeve Ndërkombëtare.

Misioni i tij është të frymëzojë një miliard njerëz të të gjitha kombësive, besimeve dhe ngjyrave. Ai i lë njerëzit të frymëzuar, të përmbushur, të fuqizuar dhe me një ndjenjë paqeje të brendshme. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ai foli më tepër për qëllimin  e tij.

“Shumica e njerëzve nuk e kanë fuqizuar vetveten të kuptojnë psikologjinë e parave. Edhe ata që kanë shumë para nëse nuk e kuptojnë këtë do të humbasin shumë para” tha ai në “Rreze Dielli” ndërsa foli për mënyrën se si i motivon njerëzit. 

Tony Selimi sapo ka botuar librin e tij të fundit “The Unfakeable Code”, i cili ka qenë një sukses I vërtetë në botë, me një milionë kopje të shitura, duke marr edhe tre çmime të mëdha.

Ky libër është shkruar për t'u dhënë më shumë njerëzve për të reagur më mirë në ankth, në frikë, në dyshime, në pasiguri që pandemia solli në të gjithë botën dhe si mund të marrim kontrollin e mendjes sonë,v izionit dhe rezultatit që duam të arrijmë, si në bzinës dhe në jetën familjare.

Ndërsa është në proces të publikimit të një tjetër libri që pritet të botohet në shtator ““A Path to Excellence”, qëllimi i të cilit siç shprehet Tony  është të rris ndërgjegjësimin për arsyen pse ndjekja e përsosmërisë është më e mirë se të vendosesh për mediokritetin.

Por suksesi i tij ka ardhur përmes një rruge të vështirë me një fëmijëri mes dhunës, emigrimit dhe varfërisë.

Unë u rrita në një familje shumë të mirë por që kishte probleme si dhuna në familje, të shohësh që motrat dhe vëllezërit kanë dhunë psikike , emocionale po gjithashtu në një rreth që nuk ke asnjë lloj lirie. Shumë mirë ne e dimë historinë e shqiptarëve dhe traumat që kemi pasur si popull në qindra vite. Një tjetër momenti ishte qëndrimi si I pastrehë në Londër, pa para, pa familje. Nëna ime para të nisësha, pasi unë isha në fakultetin më të mirë të inxhinierisë në Zagreb, armata e ish-Jugosllavisë na morën në ushtri, kur filloi lufta civile. Jeta ime u shpëtua prej një komandanti në ushtri dhe unë më pas mbërrita në Maqedoni. Nga frika e ushtrisë, nëna mori para hua dhe më bleu një biletë për në Londër sepse nuk duhej vizë dhe kur mbërrita këtu nuk kishte kush të më priste dhe kam jetuar rrugëve si endacak, me frikëra dhe trauma të ndryshme" rrëfen Tony Selimi. 

I pyetur për mësimet financiare që nxorri pas muajve të gjatë që jetoi në Londër si endacak, ai tha se kryesore është puna, pasi ajo gjithmonë e ndryshon udhën e njeriut në jetë.

Së pari, i jam mirënjohës familjes sime sepse nëna dhe babai na mësoi të gjitha vlerat e punës. Pra, njeriu që punon gjithmonë e ndryshon udhën e tij. Kur isha i pastrehë ditët i kaloja duke lexuar libra të huaj që m’i jepnin njerëzit, një pjesë të bukës dhe ndoshta ndonjëherë në javë një banane. Për dy vite unë arrita që me 5 punë të ndryshme të futem në një nga katër universitet më të mirë në Angli .

Ndërsa dha  dy këshilla kryesore se si mund të arrihen qëllimet në jetë. 

Transformimi i mendjes dhe fjalorit të mendjes, cdo gjë në realitetin tonë krijohet nga mendja. Shumica e njerëzve nuk e kan fuqizuar veten që të kuptojnë psikologjinë e parasë. Çdo njeri në botë ka një shërbim për një njeri-tjetër, të rrisësh shërbimin me rritjen e vlerës së vetes.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr